AEG S73600CSW0: TË DHËNA PËR SIGURINË
TË DHËNA PËR SIGURINË: AEG S73600CSW0
4 Të dhëna për sigurinë
TË DHËNA PËR SIGURINË
Në interes të sigurisë tuaj si dhe për një përdorim të saktë, përpara se të instaloni dhe të
përdorni për herë të parë pajisjen, lexoni me kujdes këtë manual të përdoruesit, duke
përfshirë këshillat dhe paralajmërimet. Për të shmangur gabime dhe aksidente të
panevojshme, është e rëndësishme që të gjithë personat që do të përdorin këtë pajisje, të
njohin mirë mënyrën e përdorimit dhe veçoritë e sigurisë. Ruajini këto udhëzime dhe
sigurohuni që t'i bashkëngjiten pajisjes në rast se do ta falni apo do ta shisni atë, në mënyrë
që kushdo që do ta përdorë gjatë jetëgjatësisë së saj, të jetë i mirinformuar për përdorimin e
pajisjes dhe sigurinë ndaj saj.
Për sigurinë e jetës dhe pronës, zbatojini masat paraprake të udhëzimeve të përdorimit, pasi
prodhuesi nuk mban përgjegjësi për dëmtime të shkaktuara nga pakujdesia.
Siguria e fëmijëve dhe personave me probleme
• Kjo pajisje nuk është përshtatur për përdorim nga personat (përfshirë fëmijët) me aftësi
të kufizuara fizike, ndjesore apo mendore, ose me mungesë përvoje dhe njohurish, për sa
kohë nuk janë të mbikëqyrur apo janë udhëzuar si të përdorin pajisjen nga një njeri
përgjegjës për sigurinë e tyre.
Fëmijët duhet të mbikëqyren për t'u siguruar që nuk luajnë me pajisjen.
• Mbajini të gjitha materialet e paketimit larg fëmijëve. Ka rrezik asfiksimi.
• Nëse do ta hidhni pajisjen, hiqni spinën nga priza, pritni kabllon e ushqimit (sa më pranë
pajisjes sa të mundeni) dhe hiqni derën për të parandaluar fëmijët që luajnë të pësojnë
ndonjë goditje elektrike apo të mbyllen vetë brenda.
• Nëse kjo pajisje që përmban brava magnetike të derës do të vendoset në vend të një
pajisjeje të vjetër me bravë në trajtë suste (shul) mbi derë apo mbi kapak, sigurohuni që
ta shkatërroni atë bravë përpara se të hidhni pajisjen e vjetër. Kjo do të parandalojë që
pajisja të kthehet në rrezik vdekjeje për fëmijët.
Siguria e përgjithshme
KUJDES
Mos i bllokoni zgavrat e ventilimit.
• Pajisja është ndërtuar për të mbajtur ushqimet dhe/ose pijet në shtëpi, siç shpjegohet në
këtë broshurë udhëzuese.
• Mos përdorni asnjë pajisje mekanike apo mjete artificiale për të përshpejtuar shkrirjen e
akullit.
• Mos përdorni pajisje të tjera elektrike (si makinë akulloresh) brenda pajisjeve ftohëse, për
sa kohë që nuk janë përshtatur për këtë nga prodhuesi.
• Mos e dëmtoni qarkun e lëndës ftohëse.
• Gazi ftohës (izobutani) (R600a) që ndodhet në qarkun ftohës të pajisjes, është një gaz
natyror me një nivel të lartë pajtueshmërie me ambientin, por që është gjithsesi i
ndezshëm.
Gjatë transportimit dhe instalimit të pajisjes, sigurohuni që asnjë nga pjesët e qarkut
ftohtës të mos dëmtohet.
Nëse qarku ftohtës dëmtohet:
Të dhëna për sigurinë 5
– shmangni flakët e hapura dhe burimet ndezëse
– ajrosni tërësisht dhomën në të cilën ndodhet pajisja
• Është e rrezikshme të ndryshoni specifikimet apo të përpiqeni ta modifikoni këtë produkt
në çdo mënyrë të mundshme. Çdo dëmtim i shkaktuar në kabllo mund të shkaktojë qark
të shkurtër, zjarr dhe/ose goditje elektrike.
PARALAJMËRIM
Çdo komponent elektrik (kabllo i ushqimit, spina, kompresori) duhet të zëvendësohet nga
një agjent i certifikuar shërbimi ose nga një personeli i kualifikuar i shërbimit për të
shmangur rreziqet.
1. Kablloja e ushqimit nuk duhet të zgjatet.
2. Sigurohuni që spina nuk është shtypur apo dëmtuar nga pjesa e pasme e pajisjes. Një
prizë e shtypur apo e dëmtuar mund të mbinxehet e mund të shkaktojë zjarr.
3. Sigurohuni që priza e pajisjes të jetë lehtësisht e arritshme.
4. Mos e tërhiqni prizën nga kablloja.
5. Nëse priza e ushqimit është e liruar, mos futni në të spinën e ushqimit. Ka rrezik
goditjeje elektrike ose zjarri.
6.
1)
Nuk duhet të vini në punë pajisjen pa kapakun e llambushkës
për ndriçimin e
brendshëm.
• Kjo pajisje është e rëndë. Bëni kujdes kur e lëvizni atë.
• Mos hiqni e mos prekni sende nga dhomëza e ngrirjes nëse i keni duart të njoma, pasi kjo
mund të shkaktojë dëmtim të lëkurës ose djegie të shkaktuara nga bryma/ngrirësi.
• Shmangni ekspozim të gjatë të pajisjes në dritën e drejtpërdrejtë të diellit.
•
2)
Llambushkat
në këtë pajisje përdoren llamba të posaçme të përzgjedhura vetëm për
përdorim në pajisje elektro-shtëpiake. Ato nuk janë të përshtatshme për t'u përdorur për
ndriçim dhome.
Përdorimi i përditshëm
• Mos vendosni enë të nxehta mbi pjesët plastike të pajisjes.
• Mos ruani brenda në pajisje gaz dhe lëng të ndezshëm, pasi këto mund të shpërthejnë.
• Mos vendosni produkte ushqimore drejtpërdrejt në zgavrën e daljes së ajrit që ndodhet
3)
në murin e pasmë.
• Ushqimet e ngrira nuk duhet të ringrihen nëse janë shkrirë njëherë.
• Ushqimet e ngrira të paketuara paraprakisht, ruajini në pajisje sipas udhëzimeve të
prodhuesit të ushqimit.
• Këshillat e prodhuesit të pajisjes për ruajtjen e ushqimeve, duhet t'i ndiqni me përpikmëri.
Këshillohuni me udhëzimet përkatëse.
• Mos vendosni pije të gazuara ose shkumëzuese në dhomëzën e ngrirjes, pasi këto krijojnë
presion brenda shishes dhe mund të shpërthejnë, gjë që do të dëmtojë pajisjen.
• Kubet e akullit mund të shkaktojnë djegie nëse konsumohen direkt nga pajisja.
1) Nëse parashikohet kapak për llambushkën.
2) Nëse parashikohet përdorimi i llambave.
3) Nëse pajisja është Pa formim bryme.
6 Të dhëna për sigurinë
Kujdesi dhe pastrimi
• Përpara se të kryeni veprime për mirëmbajtjen e pajisjes, fikeni atë dhe hiqeni nga priza.
• Mos e pastroni pajisjen me objekte metalike.
• Mos përdorni objekte me majë për të hequr brymën nga pajisja. Përdorni një kruajtëse
plastike.
• Kontrolloni rregullisht sistemin kullues të frigoriferit nëse ka mbetur në të ujë i ngrirë.
Nëse është e nevojshme, pastroni filtrin e kullimit. Nëse tubi kullues është i bllokuar, uji
do të mblidhet në fundin e pajisjes.
Instalimi
Për lidhjet elektrike ndiqni me kujdes udhëzimet e dhëna në paragrafët e veçantë.
• Shpaketoni pajisjen dhe kontrolloni nëse ka dëmtime. Mos e lidhni pajisjen nëse ajo është
e dëmtuar. Raportoni menjëherë dëmtimet e mundshme në vendin ku keni blerë pajisjen.
Në këtë rast, ruajeni paketimin.
• Është e këshillueshme të prisni të paktën katër orë përpara se të lidhni pajisjen, për t'i
lejuar vajit të rrjedhë në kompresor.
• Rrotull pajisja duhet të ketë një qarkullim të mjaftueshëm të ajrit, pasi mungesa e tij do
të shkaktonte mbinxehje. Për të arritur ventilim të mjaftueshëm, ndiqni udhëzimet
përkatëse për instalimin.
• Aty ku është e mundur, pjesa e pasme e produktit duhet të vendoset pas murit për të
shmangur prekjen ose kapjen e pjesëve të nxehta (kompresorit, kondensatorit), e për të
shmangur djegie të mundshme.
• Pajisja nuk duhet vendosur pranë radiatorëve apo sobave.
• Sigurohuni që spina të jetë e arritshme pas montimit të pajisjes.
•
4)
Lidheni vetëm me ujë të pijshëm.
Shërbimi
• Çdo ndërhyrje elektrike e nevojshme për instalimin e kësaj pajisjeje, duhet kryer nga një
elektricist i kualifikuar ose nga një person i aftë.
• Mos e hiqni kapakun e dritës LED. Kontaktoni me pikën më të afërt të shërbimit të pas
shitjes për të zëvendësuar fushën e dritës LED, nëse është e nevojshme.
• Shërbimi i këtij produkti duhet të kryhet nga një Qendër e autorizuar Shërbimi, si dhe
duhen përdorur vetëm pjesë këmbimi origjinale.
Mbrojtja e Mjedisit
Kjo pajisje nuk përmban gazra që mund të dëmtojnë shtresën e ozonit në qarkun e ftohësit
apo në materialet izoluese. Pajisja nuk duhet të hidhet së bashku me plehrat e tjera të
qytetit. Shkuma izoluese përmban gazra të ndezshëm: pajisja duhet të hidhet në përputhje
me rregullat e zbatueshme të vendosura nga autoritetet tuaja lokale. Shmangni dëmtime në
njësinë ftohëse, veçanërisht në pjesën e pasme pranë shkëmbyesit të nxehtësisë. Materialet
e përdorura për këtë pajisje që kanë simbolin
janë të riciklueshme.
4) Nëse parashikohet një lidhje me ujin.
Оглавление
- PËR REZULTATE TË SHKËLQYERA Faleminderit që zgjodhët këtë produkt AEG. Këtë produkt e kemi prodhuar që të ketë performancë të plotë për shumë vite, duke u bazuar në teknologji inovative që e bëjnë jetën më të thjeshtë – karakteristika të cilat mund të mos i gjeni në pajisjet e zakonshme. Ju lutemi kushtojini pak minuta lexim për të marrë maksimumin prej këtij produkti. AKSESORË DHE PJESË KONSUMI Në dyqanin e AEG në internet mund të gjeni gjithçka që ju nevojitet që pajisjet AEG të kenë një pamje të pastër e një funksionim të përkryer. Bashkë me një gamë të gjerë aksesorësh të modeluar dhe prodhuar sipas standardeve të larta që ju kërkoni, nga enët speciale të gatimit e deri te mbajtëset e lugëve, thikave e pirunëve, nga mbajtëset e shisheve e deri te koshat për rrobat e palara…
- PËRMBAJTJA
- TË DHËNA PËR SIGURINË
- PANELI I KONTROLLIT
- PËRDORIMI I PARË
- UDHËZIME DHE KËSHILLA TË NEVOJSHME
- KUJDESI DHE PASTRIMI
- SI TË VEPROJMË NËSE…
- TË DHËNA TEKNIKE
- ДЛЯ ОПТИМАЛЬНЫХ РЕЗУЛЬТАТОВ Благодарим Вас за выбор данного продукта AEG. Этот продукт будет безупречно служить Вам долгие годы – ведь мы создали его с помощью инновационных технологий, которые облегчат Вашу жизнь и создадут качества, которые Вы не найдете в привычных приборах. Потратьте немного времени на чтение, чтобы получить максимальную пользу от своей покупки. АКСЕССУАРЫ И РАСХОДНЫЕ МАТЕРИАЛЫ В интернет-магазине AEG Вы сможете найти все необходимое для того, чтобы все ваши приборы AEG сверкали чистотой и радовали Вас безотказной работой. Помимо этого, здесь Вы найдете широкий выбор аксессуаров, разработанных и изготовленных по самым высоким стандартам, какие только можно представить – от профессиональной кухонной посуды до лотков для хранения ножей, от держателей бутылок до мешков для деликатного белья…
- СОДЕРЖАНИЕ
- СВЕДЕНИЯ ПО ТЕХНИКЕ БЕЗОПАСНОСТИ
- ПАНЕЛЬ УПРАВЛЕНИЯ
- ПЕРВОЕ ИСПОЛЬЗОВАНИЕ
- ПОЛЕЗНЫЕ СОВЕТЫ
- УХОД И ОЧИСТКА
- ЧТО ДЕЛАТЬ, ЕСЛИ ...
- ТЕХНИЧЕСКИЕ ДАННЫЕ
- ЗАБОТА ОБ ОКРУЖАЮЩЕЙ СРЕДЕ
- PRE DOKONALÉ VÝSLEDKY Ďakujeme vám, že ste si vybrali tento výrobok značky AEG. Vytvorili sme ho tak, aby vám poskytol dokonalý výkon po mnoho rokov, za pomoci inovačných technológií, ktoré uľahčujú život - vlastností, ktoré u bežných spotrebičoch nenájdete. Venujte, prosím, niekoľko minút prečítaniu si tohto návodu, aby ste svoj spotrebič využili čo najlepšie. PRÍSLUŠENSTVO A SPOTREBNÝ MATERIÁL V internetovom obchode AEG nájdete všetko, čo potrebujete, aby vaše spotrebiče AEG skvelo vyzerali a bezchybne pracovali. Spolu so širokou ponukou príslušenstva navrhnutého a vytvoreného podľa najvyšších kvalitatívnych noriem, aké by ste očakávali - od špeciálnych košíkov na príbor, držiakov na fľaše až po vrecká na jemnú bielizeň…
- OBSAH
- BEZPEČNOSTNÉ POKYNY
- OVLÁDACÍ PANEL
- PRVÉ POUŽITIE
- UŽITOČNÉ RADY A TIPY
- OŠETROVANIE A ČISTENIE
- ČO ROBIŤ, KEĎ...
- TECHNICKÉ ÚDAJE
- OTÁZKY OCHRANY ŽIVOTNÉHO PROSTREDIA