AEG S73600CSW0: PANELI I KONTROLLIT
PANELI I KONTROLLIT: AEG S73600CSW0
Paneli I kontrollit
7
PANELI I KONTROLLIT
1 2 3 4 5 6 7 8
1 Butoni ON/OFF i pajisjes
2 Butoni i uljes së temperaturës së frigoriferit
3 Butoni i rritjes së temperaturës së frigoriferit
4 Butoni Mode
5 Butoni OK
6 Butoni i uljes së temperaturës së ngrirësit
7 Butoni i rritjes së temperaturës së ngrirësit
8 Ekrani
Mund të ngrihet volumi i tingujve të paracaktuar të butonave duke shtypur njëkohësisht
butonin Mode dhe butonin e uljes së temperaturës për disa sekonda. Ndryshimi është i
kthyeshëm.
Ekrani
6 74321 5
Off
COOL FROST
MATICMATIC
min
11 10 89
1 Treguesi i dhomëzës së ftohjes
2 Treguesi i temperaturës së frigoriferit dhe treguesi i kohës
3 Treguesi i fikjes së frigoriferit
4 Funksioni COOLMATIC
5 Funksioni i pushimeve
6 Funksioni FROSTMATIC
7 Treguesi i temperaturës së ngrirësit
8 Treguesi i dhomëzës së ngrirësit
9 Treguesi i alarmit
10 Funksioni i bllokimit për fëmijët
11 Funksioni Minute Minder
Ndezja
Ndiqni këto hapa për të ndezur pajisjen:
1. Futeni spinën në prizë.
2. Shtypni butonin ON/OFF të pajisjes nëse ekrani është i fikur.
8 Paneli I kontrollit
3. Alarmi mund të futet në përdorim pas pak sekondash.
Për ta rivendosur alarmin referojuni kapitullit "Alarmi i temperaturës së lartë".
4. Nëse në ekran shfaqet "dEMo", pajisja është në funksionin e demonstrimit. Referojuni
kapitullit "Si të veprojmë nëse...".
5. Treguesit e temperaturës tregojnë temperaturën e vendosur si të paracaktuar.
Për të zgjedhur një temperaturë tjetër, referojuni kapitullit "Rregullimi i temperaturës".
Fikja
Ndiqni këta hapa për të fikur pajisjen:
1. Shtypni butonin ON/OFF të pajisjes për 5 sekonda.
2. Ekrani do të fiket.
3. Për të shkëputur pajisjen nga rryma, hiqni spinën nga priza.
Fikja e frigoriferit
Për të fikur frigoriferin:
1. Shtypni butonin Mode derisa të shfaqet ikona përkatëse.
Treguesi Fikur i frigoriferit dhe treguesi i dhomëzës së frigoriferit pulsojnë.
Treguesi i temperaturës së frigoriferit tregon vijëza.
2. Shtypni butonin OK për të konfirmuar.
3. Shfaqet treguesi i frigoriferit të fikur.
Ndezja e frigoriferit
Për të ndezur frigoriferin:
1. Shtypni rregullatorin e temperaturës së frigoriferit.
Ose:
1. Shtypni butonin Mode derisa të shfaqet ikona përkatëse.
Treguesi i frigoriferit të fikur pulson.
2. Shtypni OK për ta konfirmuar.
3. Treguesi i frigoriferit të fikur çaktivizohet.
Për të zgjedhur një temperaturë tjetër, referojuni kapitullit "Rregullimi i temperaturës".
Rregullimi i temperaturës
Temperatura e vendosur e frigoriferit dhe ngrirësit mund të rregullohet duke shtypur
rregullatorët e temperaturës.
Temperatura e paracaktuar:
• +5°C për frigoriferin
• -18°C për ngrirësin
Treguesit e temperaturës tregojnë temperaturën e vendosur.
Temperatura e vendosur do të arrihet brenda 24 orëve.
Oshilacionet në pak gradë rreth temperaturës së përcaktuar janë normale dhe nuk do të
thotë se pajisja ka defekt.
Pas një shkëputjeje të energjisë, temperatura e vendosur mbahet e ruajtur.
Paneli I kontrollit
9
Funksioni Minute Minder
Funksioni Minute Minder duhet të përdoret për të vendosur një alarm akustik në kohën e
preferuar, i vlefshëm për shembull kur një recetë kërkon që të ftohë një përzierje për një
kohë të caktuar ose kur një kujtues nevojitet për të mos harruar shishet e vendosura në
ngrirës për ftohje të shpejtë.
Për të aktivizuar funksionin:
1. Shtypni butonin Mode derisa të shfaqet ikona përkatëse.
Treguesi Minute Minder pulson.
Kohëmatësi tregon vlerën e cilësuar (30 minuta) për disa sekonda.
2. Shtypni butonin e temperaturës së ngrirësit për ta ndryshuar vlerën e cilësuar të
Kohëmatësit në 1 deri 90 minuta.
3. Shtypni butonin OK për të konfirmuar.
Shfaqet treguesi Minute Minder .
Kohëmatësi fillon të pulsojë (min).
Në fund të numërimit së prapthi treguesi Minute Minder pulson dhe dëgjohet një sinjal
akustik:
1. Hiqni pijet që gjenden në dhomëzën e ngrirësit.
2. Shtypni butonin OK për të fikur tingullin akustik dhe për të përfunduar funksionin.
Funksionin mund ta çaktivizoni në çdo kohë gjatë numërimit së prapthi:
1. Shtypnin butonin Mode derisa të pulsojë treguesiMinute Minder .
2. Shtypni butonin OK për të konfirmuar.
3. Treguesi Minute Minder fiket.
Është e mundur të ndryshohet ora gjatë numërimit së prapthi dhe në fund duke shtypur
butonin e uljes së temperaturës së ngrirësit dhe butonin e rritjes së temperaturës së
ngrirësit.
Funksioni i bllokimit për fëmijët
Për të bllokuar butonat kundër përdorimit të paqëllimshëm, zgjidhni funksionin e bllokimit
për fëmijët.
Për të aktivizuar funksionin:
1. Shtypni butonin Mode derisa të shfaqet ikona përkatëse.
2. Treguesi i Bllokimit për fëmijët pulson.
3. Shtypni butonin OK për ta konfirmuar.
Tregohet treguesi i Bllokimit për fëmijët.
Për të çaktivizuar funksionin:
1. Shtypni butonin Mode derisa treguesi i Bllokimit për fëmijët të pulsojë.
2. Shtypni butonin OK për ta konfirmuar.
3. Treguesi i Bllokimit për fëmijët fiket.
Alarm ndaj temperaturës së lartë
Rritja e temperaturës në dhomëzën e ngrirësit (për shembull për shkak të një defekti të
mëparshëm elektrik) tregohet nëpërmjet:
• pulsimit të alarmit dhe treguesve të temperaturës së ngrirësit
10 Paneli I kontrollit
• tingëllimit të ziles.
Për të rivendosur kohën:
1. Shtypni çdo buton.
2. Zilja fiket.
3. Treguesi i temperaturës së ngrirësit tregon temperaturën më të lartë që është arritur
për disa sekonda. Pastaj tregon përsëri temperaturën e vendosur.
4. Treguesi i alarmit vazhdon të pulsojë derisa të rivendosen kushtet normale.
Kur alarmi të jetë kthyer, treguesi i alarmit do të fiket.
Alarmi i hapjes së derës
Do të dëgjohet një alarm akustik nëse dera e ngrirësit lihet e hapur për pak minuta. Kushtet
e alarmit të derës së hapur tregohen nga:
• treguesi i alarmit që pulson
• sinjalizuesi akustik
Pasi të jenë rregulluar sërish kushtet normale (dera e mbyllur), alarmi do të ndalojë.
Funksioni COOLMATIC
Nëse ju duhet të fusni në të një sasi të madhe ushqimi të ngrohtë, për shembull pasi sapo të
keni bërë pazarin e ushqimeve, ju sugjerojmë të aktivizoni funksionin COOLMATIC për të
ftohur më shpejt produktet dhe për të shmangur ngrohjen e ushqimeve të tjera që janë
tashmë në frigorifer.
Për të aktivizuar funksionin:
1. Shtypni butonin Mode derisa të shfaqet ikona përkatëse.
Treguesi COOLMATIC pulson.
2. Shtypni butonin OK për të konfirmuar.
Shfaqet treguesi COOLMATIC.
Funksioni COOLMATIC fiket automatikisht pas afro 6 orësh.
Për të çaktivizuar funksionin përpara ndalimit të tij automatik:
1. Shtypnin butonin Mode derisa të pulsojë treguesiCOOLMATIC.
2. Shtypni butonin OK për të konfirmuar.
3. Treguesi COOLMATIC fiket.
Funksioni fiket duke përzgjedhur një temperaturë të ndryshme të frigoriferit.
Funksioni i ditëve të pushimit
Ky funksion ju lejon që ta mbani frigoriferin të mbyllur dhe bosh gjatë një periudhe të gjatë
pushimesh, pa lejuar që të krijohen aroma të këqija.
Dhomëza e frigoriferit duhet të jetë bosh kur funksioni i ditëve të pushimit është i
aktivizuar.
Për të aktivizuar funksionin:
1. Shtypni butonin Mode derisa të shfaqet ikona përkatëse.
Treguesi i Pushimit pulson.
Оглавление
- PËR REZULTATE TË SHKËLQYERA Faleminderit që zgjodhët këtë produkt AEG. Këtë produkt e kemi prodhuar që të ketë performancë të plotë për shumë vite, duke u bazuar në teknologji inovative që e bëjnë jetën më të thjeshtë – karakteristika të cilat mund të mos i gjeni në pajisjet e zakonshme. Ju lutemi kushtojini pak minuta lexim për të marrë maksimumin prej këtij produkti. AKSESORË DHE PJESË KONSUMI Në dyqanin e AEG në internet mund të gjeni gjithçka që ju nevojitet që pajisjet AEG të kenë një pamje të pastër e një funksionim të përkryer. Bashkë me një gamë të gjerë aksesorësh të modeluar dhe prodhuar sipas standardeve të larta që ju kërkoni, nga enët speciale të gatimit e deri te mbajtëset e lugëve, thikave e pirunëve, nga mbajtëset e shisheve e deri te koshat për rrobat e palara…
- PËRMBAJTJA
- TË DHËNA PËR SIGURINË
- PANELI I KONTROLLIT
- PËRDORIMI I PARË
- UDHËZIME DHE KËSHILLA TË NEVOJSHME
- KUJDESI DHE PASTRIMI
- SI TË VEPROJMË NËSE…
- TË DHËNA TEKNIKE
- ДЛЯ ОПТИМАЛЬНЫХ РЕЗУЛЬТАТОВ Благодарим Вас за выбор данного продукта AEG. Этот продукт будет безупречно служить Вам долгие годы – ведь мы создали его с помощью инновационных технологий, которые облегчат Вашу жизнь и создадут качества, которые Вы не найдете в привычных приборах. Потратьте немного времени на чтение, чтобы получить максимальную пользу от своей покупки. АКСЕССУАРЫ И РАСХОДНЫЕ МАТЕРИАЛЫ В интернет-магазине AEG Вы сможете найти все необходимое для того, чтобы все ваши приборы AEG сверкали чистотой и радовали Вас безотказной работой. Помимо этого, здесь Вы найдете широкий выбор аксессуаров, разработанных и изготовленных по самым высоким стандартам, какие только можно представить – от профессиональной кухонной посуды до лотков для хранения ножей, от держателей бутылок до мешков для деликатного белья…
- СОДЕРЖАНИЕ
- СВЕДЕНИЯ ПО ТЕХНИКЕ БЕЗОПАСНОСТИ
- ПАНЕЛЬ УПРАВЛЕНИЯ
- ПЕРВОЕ ИСПОЛЬЗОВАНИЕ
- ПОЛЕЗНЫЕ СОВЕТЫ
- УХОД И ОЧИСТКА
- ЧТО ДЕЛАТЬ, ЕСЛИ ...
- ТЕХНИЧЕСКИЕ ДАННЫЕ
- ЗАБОТА ОБ ОКРУЖАЮЩЕЙ СРЕДЕ
- PRE DOKONALÉ VÝSLEDKY Ďakujeme vám, že ste si vybrali tento výrobok značky AEG. Vytvorili sme ho tak, aby vám poskytol dokonalý výkon po mnoho rokov, za pomoci inovačných technológií, ktoré uľahčujú život - vlastností, ktoré u bežných spotrebičoch nenájdete. Venujte, prosím, niekoľko minút prečítaniu si tohto návodu, aby ste svoj spotrebič využili čo najlepšie. PRÍSLUŠENSTVO A SPOTREBNÝ MATERIÁL V internetovom obchode AEG nájdete všetko, čo potrebujete, aby vaše spotrebiče AEG skvelo vyzerali a bezchybne pracovali. Spolu so širokou ponukou príslušenstva navrhnutého a vytvoreného podľa najvyšších kvalitatívnych noriem, aké by ste očakávali - od špeciálnych košíkov na príbor, držiakov na fľaše až po vrecká na jemnú bielizeň…
- OBSAH
- BEZPEČNOSTNÉ POKYNY
- OVLÁDACÍ PANEL
- PRVÉ POUŽITIE
- UŽITOČNÉ RADY A TIPY
- OŠETROVANIE A ČISTENIE
- ČO ROBIŤ, KEĎ...
- TECHNICKÉ ÚDAJE
- OTÁZKY OCHRANY ŽIVOTNÉHO PROSTREDIA