Samsung PS51F8500SL: Parandalimi i rrëzimit - Sigurimi i televizorit në mur

Parandalimi i rrëzimit - Sigurimi i televizorit në mur: Samsung PS51F8500SL

background image

Shqip - 22

Parandalimi i rrëzimit - Sigurimi i televizorit në mur

Kujdes: Tërheqja, shtyrja ose ngjitja mbi televizor mund të bëjë që televizori të rrëzohet. 

Në veçanti, sigurohuni që fëmijët të mos varen ose ta destabilizojnë televizorin. Nëse 

ndodh kjo, televizori mund të bjerë, duke shkaktuar lëndime të rënda ose vdekje. Ndiqni 

të gjitha masat e sigurisë që paraqiten në Broshurën e Sigurisë që vjen me televizorin. 

Për të rritur stabilitetin dhe sigurinë, mund të blini dhe të instaloni pajisjen kundër 

rënies, siç përshkruhet më poshtë.

Për të shmangur rrëzimin e televizorit

1. 

Vendosni vidat në kapëse dhe shtrëngojini fort në mur. Sigurohuni që vidat të jenë instaluar fort në mur.

Mund të keni nevojë për materiale shtesë, si mbajtëse, në varësi të llojit 

të murit.

Meqenëse kapëset, vidat dhe kabllot e nevojshme nuk përfshihen, 

duhet t'i blini veçmas.

2. 

Hiqni vidat nga pjesa e pasme në qendër të televizorit, vendosini në kllapa 

dhe shtrëngojini mbi televizor.

Vidat mund të mos jepen me këtë produkt. Në rast të tillë duhet t'i blini 

veçmas sipas specifikimeve të mëposhtme.

Specifikimet e vidave

Për 51 ~ 64 inç: M8

3. 

Lidhni kllapat e vendosura në televizor dhe kllapat e fiksuara në mur me një 

kabllo të fortë dhe më pas lidheni kabllon fort.

SHËNIM

Instaloni televizorin pranë murit në mënyrë që të mos bjerë 

mbrapsht.

Një mënyrë e sigurt është lidhja e kabllos në mënyrë të atillë që kllapat e fiksuara në mur të jenë në një nivel 

apo më poshtë se kllapat e fiksuara në televizor.

Zgjidheni kabllon para se të lëvizni televizorin.

4. 

Verifikoni që të gjitha lidhjet janë siguruar siç duhet. Kontrolloni herë pas here lidhjet për shenja problemesh ose 

dëmtimesh. Nëse keni ndonjë dyshim në lidhje me sigurinë e lidhjeve, kontaktoni një instalues profesionist.

Muri

[PF8500-XH]BN68-04828G_01L16.indb   22

2013-03-16     7:08:31

Оглавление