Samsung PS64F8500SL: Veçoritë e televizorit tuaj të ri

Veçoritë e televizorit tuaj të ri: Samsung PS64F8500SL

background image

Shqip - 3

Shqip

Shifrat dhe ilustrimet në këtë manual përdorimi jepen vetëm për referencë dhe mund të ndryshojnë nga pamja e 

produktit aktual. Modeli i produktit dhe specifikimet mund të ndryshohen pa njoftuar.

Gjuhët e Federatës së Shteteve të Pavarura (CIS) (rusisht, ukrainisht, kazakisht) nuk disponohen për këtë produkt 

sepse ai është prodhuar për klientët në rajonin e BE-së.

Veçoritë e televizorit tuaj të ri

3D

:Kjo veçori e re mundëson shikimin e përmbajtjeve 3D.

SMART HUB

Ky televizor vjen me Smart Hub, një qendër shumëshërbimëshe argëtimi e familjare. Me anë të Smart Hub, 

shikuesit mund të lundrojnë në internet, të shkarkojnë aplikacione dhe të qëndrojnë në kontakt me familjen e miqtë 

nëpërmjet shërbimeve të rrjeteve sociale. Për më tepër, mund të shijoni skedarë fotosh, videosh dhe muzike të 

ruajtur në pajisjet e jashtme të ruajtjes.

 Shtypni për të hapur Smart Hub. Zgjidhni një shërbim me anë të ikonave të shfaqura në pjesën e sipërme të 

ekranit.

Sociale

: Shikoni videot më të fundit në YouTube dhe videopublikimet tuaja dhe të miqve në Facebook dhe Twitter. 

Gjithashtu mund të videotelefononi miqtë duke e lidhur televizorin me kamerën.

Aplikacione

: Shkarkoni dhe instaloni aplikacione si Web Browser.

Në televizor

: Kontrolloni listën e programeve që janë në transmetim ajror dhe të planifikuara për transmetim ajror. 

(Në varësi të shtetit)

Filma dhe spektakle televizive

: Blini dhe shikoni filma dhe seri televizive pa pajisje tjetër të jashtme. (Në varësi të 

shtetit)

Foto, video dhe muzikë

: Luani skedarë foto, video dhe muzikë nga pajisje të jashtme ruajtëse.

Anynet+ (HDMI-CEC)

: Mundëson kontrollin me telekomandën e televizorit të të gjitha pajisjeve Samsung të lidhura 

që mbështesin Anynet+.

e-Manual

: Ofron manual të detajuar përdorimi, të integruar në televizor, i cili mund të shihet në ekran. (faqe 13)

Ndërveprimi SMART

: Me anë të këtij funksioni, mund të përdorni dhe të kontrolloni opsionet dhe funksionet e 

menysë me anë të lëvizjeve.

Menaxher pajis.

: Përdorni veçoritë e televizorit me tastierë dhe maus me USB ose Bluetooth.

MHL & Pasqyrimi i ekranit

: Shfaq ekranet e pajisjeve celulare në televizor me anë të lidhjes me kabllo ose me 

valë.

Eliminimi i këtij produkti në mënyrën e duhur (hedhja e pajisjeve elektrike dhe elektronike)

(Zbatohet në shtete me sisteme të ndara grumbullimi)

Kjo shenjë në produkt, pajisjet ndihmëse ose literatura tregojnë se produkti dhe pajisjet e tij ndihmëse elektronike (p.sh. ngarkuesi, 

kufjet, kablloja USB) pasi e kanë mbaruar funksionin e tyre, nuk duhen hedhur bashkë me mbeturinat e tjera të shtëpisë. Për të 

parandaluar dëmet e mundshme ndaj mjedisit ose shëndetit njerëzor nga hedhja e pakontrolluar e mbeturinave, ndajini këto pajisje 

nga llojet e tjera të mbeturinave dhe riciklojini në mënyrë të përgjegjshme për të nxitur ripërdorimin e qëndrueshëm të burimeve 

materiale.

Përdoruesit shtëpiakë duhet të kontaktojnë me shitësin e pakicës ku kanë blerë produktin ose autoritetin vendor për hollësi se ku dhe 

si mund t'i dërgojnë këto pajisje për riciklim të sigurt mjedisor.

Përdoruesit e kompanive duhet të kontaktojnë furnitorin e tyre dhe të kontrollojnë kushtet dhe afatet e kontratës së blerjes. Ky 

produkt dhe pajisjet e tjera ndihmëse nuk duhet të përzihen me mbeturina të tjera tregtare për eliminim.

Eliminimi në mënyrën e duhur i baterive të produktit

(Zbatohet në shtete me sisteme të ndara grumbullimi)

Ky shënim mbi bateri, mbi manual ose mbi ambalazh tregon që bateritë në këtë produkt, pasi kanë mbaruar funksionin e tyre, nuk 

duhet të hidhen bashkë me mbeturinat e tjera të shtëpisë. Aty ku shënohen, simbolet kimike Hg, Cd ose Pb tregojnë se bateria 

përmban merkur, kadmium ose plumb mbi nivelet e referuara në Direktivën e KE-së 2006/66. Nëse bateritë nuk eliminohen siç 

duhet, këto substanca mund të dëmtojnë shëndetin e njeriut ose ambientin.

Për të mbrojtur burimet natyrore dhe për të nxitur ripërdorimin e materialeve, ndajini bateritë nga llojet e tjera të mbeturinave dhe 

riciklojini nëpërmjet sistemit vendas dhe falas të kthimit të baterive.

[PF8500-XH]BN68-04828G_01L16.indb   3

2013-03-16     7:08:13

Оглавление