Samsung PS64F8500SL: Syze 3D Active

Syze 3D Active: Samsung PS64F8500SL

background image

Shqip - 16

Njohuritë bazë për 3D

Syze 3D Active

Veçoritë

Syzet SSG-5100GB 3D të Samsung-ut ju mundësojnë 

që të shihni pamje 3D në televizorin tuaj 3D. Syzet 3D 

Samsung komunikojnë me televizorët 3D Samsung 

nëpërmjet bandës 2,4 GHz të radiofrekuencave.

Syzet 3D Samsung përputhen vetëm me seritë D, E 

dhe F të televizorëve 3D Samsung që janë hedhur 

në treg në vitin 2011, 2012 dhe 2013. Këto syze 3D 

nuk mund të lidhen me pajisje të tjera Bluetooth.

Pjesët

Treguesi LED & Butoni i ndezjes

Diafragma me kristale 

të lëngshme

Kapaku i 

baterisë

Për detaje mbi mënyrën e vendosjes së pllakëzave 

mbajtëse te syzet dhe mbi mënyrën e çiftimit të syzeve 

me televizorin, drejtojuni manualit të veçantë të syzeve 

3D.

Ndërrimi i baterisë

Nëse llamba e kuqe pulson vazhdimisht çdo dy sekonda, 

ndërrojeni baterinë me një të re.

Futni polin "+" të baterisë në anën e shënuar me "+" 

në folenë e baterive.

Për të kontrolluar kapacitetin e mbetur të baterisë, 

drejtojuni seksionit të çiftimit në manual.

Tërhiqni kapakun e 

baterisë për poshtë

Hapni kapakun e 

baterisë

Hiqni baterinë

Ndërroni baterinë

Shtyni kapakun 

e baterisë për 

poshtë

Mbyllni kapakun e 

baterisë

Çiftimi i syzeve 3D Active

Çfarë është çiftimi? Çiftimi është procesi i lidhjes së 

syzeve 3D me televizorin 3D në mënyrë që pajisjet të 

shkëmbejnë të dhëna.

Sigurohuni që televizori Samsung dhe syzet 3D të 

mos jenë më larg se 19,5 inç (49,53 cm) larg njëri-

tjetrit gjatë procesit të çiftimit.

Ndezja e syzeve

Shtypni për një çast butonin 

e ndezjes. Llamba e gjelbër 

ndizet për 3 sekonda. 

(Përpara përdorimit të 

syzeve 3D, sigurohuni që 

në televizor të jetë aktivizuar 

3D.)

Fikja e syzeve

Shtypni për një çast butonin e ndezjes. Llamba e 

kuqe ndizet për 3 sekonda.

Kryerja e procesit të çiftimit

Shtypni butonin e ndezjes së televizorit dhe lëreni 

të ndizet plotësisht. Shtypni dhe mbani butonin e 

ndezjes te syzet. Llamba e gjelbër dhe ajo e kuqe 

pulsojnë me alternim për 2 sekonda.

Rrezja e funksionimit

Distanca e rekomanduar e çiftimit

50 cm

2~6 m

Distanca e rekomanduar e shikimit

Distanca e rekomanduar e shikimit 2~6 m (6,5 deri në 19,5 fut)

Distanca e rekomanduar e çiftimit

50 cm ose më pak (19,5 inç)

Pasi kryhet çiftimi me syzet 3D, kapaciteti i mbetur i 

baterisë shfaqet në ekranin e televizorit. (Kjo veçori 

vlen vetëm për televizorët Samsung 3D të serisë F 

dhe për syzet 3D që disponohen që prej vitit 2013.)

Nëse vazhdoni të provoni kryerjen e çiftimit të syzeve 

me televizorin, niveli i baterisë do të bjerë ndjeshëm. 

Sidoqoftë, niveli i baterisë do të rikuperohet deri në 

një farë mase brenda rreth një minute.

[PF8500-XH]BN68-04828G_01L16.indb   16

2013-03-16     7:08:28

background image

Shqip - 17

Shqip

Distanca e funksionimit varet nga prania e 

pengesave (persona, metale, mure etj.) midis syzeve 

dhe televizorit dhe nga fuqia e sinjalit Bluetooth.

Fikini syzet 3D kur nuk përdoren. Nëse i lini ndezur 

syzet 3D, bie jetëgjatësia e baterisë.

Hapat e çiftimit

1. 

Ndizni televizorin dhe lëvizini syzet brenda 19,5 

inçëve nga televizori.

2. 

Shtypni për një çast butonin e ndezjes te syzet 3D. 

Syzet 3D do të ndizen dhe do të fillojë çiftimi.

3. 

Në ekranin e televizorit do të shfaqet mesazhi "Syzet 

3D janë të lidhura me televizorin." pasi çiftimi të 

përfundojë me sukses.

Nëse çiftimi dështon, syzet 3D do të fiken.

Nëse përpjekja e parë për çiftim dështon, fikeni 

dhe ndizeni përsëri televizorin dhe kryeni hapin 2.

Si të kryhet riçiftimi: Mbani shtypur për më 

shumë se 1 sekondë butonin e ndezjes në syzet 

3D.

Çiftimi nevojitet përsëri në situatat e 

mëposhtme:

Nëse syzet 3D nuk funksionojnë edhe pasi 

shtypet butoni i ndezjes, veçanërisht me 

televizorë 3D pas riparimit.

Nëse dëshironi të luani materiale 3D në një 

televizor tjetër 3D Samsung të serive D, E dhe 

F qarkulluar nga 2011 në 2013. Duhet t'i çiftoni 

syzet me televizorin tjetër.

Shikimi i videove 3D

Disa modalitete 3D mund të mos jenë të disponueshme 

në varësi të formatit të burimit të figurës.

Për të parë në 3D, duhet të mbani syze 3D Active dhe t'i 

keni ndezur me butonin e ndezjes.

1. 

Shkoni në ekranin 3D. (

Figurë

 > 

3D

)

2. 

Zgjidhni modalitetin 3D. Shfaqet ekrani i modalitetit 

3D.

3. 

Zgjidhni modalitetin 3D të figurës që dëshironi të 

shihni.

Zgjidhja e problemeve

Nëse hasni këtë problem...

Provoni këtë zgjidhje...

Syzet e mia 3D nuk funksionojnë.

Ndërroni baterinë.

Syzet 3D duhet të jenë pranë televizorit. Sigurohuni që distanca midis televizorit dhe syzeve 3D të jetë më 

e vogël se 19,5 fut (6 m) në vijë të drejtë.

Kontrolloni cilësimet e funksionit 3D në televizor.

Llamba LED vazhdon të pulsojë

Ka rënë bateria. Ndërroni baterinë.

Specifikimet (Numri i modelit: SSG-5100GB)

Optika

Diafragmat 

Kristale të lëngëta

Tejdukshmëria

36±2%

Distanca e 

rekomanduar e 

funksionimit

2 ~ 6 m (6,5 deri në 19,5 fut)

Shpejtësia e fushave

120 fusha/sekondë

Pesha

Syzet

21,5 g/0,76 oz. (me baterinë: 24,0 ± 0,5 g/0,85 ± 0,018 oz. )

Energjia

Syzet

Një bateri 3 V litiumi/dyoksidi mangani 3 V (CR2025)

Konsumi i energjisë

Syzet

0,85 mA (mesatare)

Bateria

Lloji

165 mAh, 3,0 V (CR2025)

Koha e funksionimit

150 orë

Kushtet e 

funksionimit

Temperatura e 

përdorimit

10°C deri në 40°C (50°F deri në 104°F)

Temperatura e ruajtjes

-20°C deri në 45°C (-4°F deri në 113°F)

Specifikimet për produktin mund të ndryshohen pa njoftim për shkaqe përmirësimi të produktit.

Koha e vazhdueshme e përdorimit mund të ndryshojë në varësi të ambientit të komunikimit me valë dhe të 

kushteve të përdorimit.

[ Rekomandim ]- vetëm për BE-në

Samsung Electronics deklaron se ky Syze 3D Active është në përputhje me kërkesat bazë 

dhe dispozita të tjera përkatëse të Direktivës 1999/5/KE.

Kjo pajisje mund të përdoret në të gjitha vendet e BE-së.

[PF8500-XH]BN68-04828G_01L16.indb   17

2013-03-16     7:08:29

Оглавление