Samsung UE55HU7200S: This page is intentionally left blank.

This page is intentionally left blank.: Samsung UE55HU7200S

background image

This page is intentionally   left blank.

[HU7200-XH]BN68-06544D-00L16.indb   25

2014-07-15   �� 4:31:20

background image

Shqip - 2

Paralajmërim! Udhëzime të rëndësishme sigurie

(Lexoni seksionin përkatës me shenjën që ndodhet te produkti i Samsung-ut para se të 

provoni të instaloni produktin.)

KUJDES

RREZIK GODITJEJE ELEKTRIKE - MOS E HAPNI

KUJDES: PËR TË ULUR RREZIKUN E GODITJEVE ELEKTRIKE, 

MOS E HIQNI KAPAKUN (OSE PJESËN E PASME). BRENDA NUK 

KA PJESË TË RIPARUESHME NGA PËRDORUESI. DREJTOJUNI 

PERSONELIT TË KUALIFIKUAR PËR SHËRBIME RIPARIMI.

Ky simbol tregon që brenda ka tension të lartë. 

Është e rrezikshme të prekni pjesët e brendshme 

të produktit.

Ky simbol tregon se brenda produktit ndodhet 

literatura e nevojshme në lidhjet me përdorimin dhe 

mirëmbajtjen e tij.

Foletë dhe hapësirat brenda kasës dhe në pjesën e pasme dhe të poshtme hapen për ajrosjen e nevojshme. Për të garantuar funksionimin e 

besueshëm të kësaj pajisjeje dhe për ta mbrojtur nga mbinxehja, këto fole dhe hapësira nuk duhet të bllokohen apo të mbulohen asnjëherë.

- Mos e mbuloni pajisjen në vende të izoluara, si për shembull në rafte librash ose mobilie inkaso, nëse nuk kanë ajrosjen e duhur.

- Mos e vendosni asnjëherë pajisjen pranë ose mbi kalorifer, ose rezistenca ngrohëse, ose në vende ku mund të ekspozohet ndaj rrezeve 

të diellit.

- Mos vendosni enë me ujë (vazo etj.) mbi pajisje, pasi mund të shkaktohet zjarr ose goditje elektrike.

Mos e ekspozoni pajisjen ndaj shiut dhe mos e vendosni pranë ujit (pranë vaskës, legenit me ujë, lavamanit në kuzhinë ose makinës larëse, në 

sipërfaqe me lagështirë ose pranë pishinës etj.). Nëse pajisja laget pa dashje, hiqeni nga priza dhe kontaktoni menjëherë shitësin e autorizuar. 

Sigurohuni të hiqni kordonin elektrik nga priza përpara se ta pastroni.

Kjo pajisje përdor bateri. Në komunitetin ku ndodheni mund të ketë rregullore që kërkojnë t'i hidhni bateritë sipas masave të caktuara, duke 

marrë parasysh faktorët mjedisorë. Kontaktoni autoritetet lokale për informacion mbi hedhjen ose riciklimin.

Mos i mbingarkoni prizat, kordonët zgjatues ose përshtatësit përtej kapacitetit të tyre, pasi kjo mund të shkaktojë zjarr ose goditje elektrike.

Kordonët elektrikë duhet të sistemohen në mënyrë që të mos shkelen apo të kapen nga objekte që vendosen mbi to, duke i kushtuar vëmendje 

sidomos pjesës së kordonit pranë prizës, ushqyesve dhe pjesës ku dalin nga pajisja.

Për të mbrojtur pajisjen nga rrufetë ose kur është e pambikëqyrur, apo kur nuk përdoret për një kohë të gjatë, hiqeni nga priza dhe shkëputeni 

sistemin e antenës apo kabllor. Kjo do të parandalojë dëmtimin e pajisjes nga rrufetë ose nga luhatjet e linjës elektrike.

Para se të lidhni kordonin elektrik (AC) me prizën e ushqyesit (DC), sigurohuni që tensioni i caktuar i ushqyesit të korrespondojë me linjën lokale 

elektrike.

Mos futni asgjë metalike në hapësirat e pajisjes. Kjo mund të krijojë rrezik goditjeje elektrike.

Për të shmangur goditjet elektrike, mos prekni asnjëherë pjesët e brendshme të pajisjes. Pajisja duhet të hapet vetëm nga një teknik i kualifikuar.

Sigurohuni ta vendosni kordonin elektrik derisa të futet mirë. Kur të hiqni kordonin elektrik, sigurohuni ta kapni nga spina për ta hequr nga priza. 

Mos e prekni kordonin elektrik me duar të lagura.

Nëse pajisja nuk funksionon normalisht - sidomos nëse lëshon zhurmë ose aromë të pazakontë - hiqeni menjëherë nga priza dhe kontaktoni 

shitësin e autorizuar ose qendrën e shërbimit.

Sigurohuni ta hiqni spinën nga priza nëse nuk do ta përdorni televizorin ose nëse do të largoheni nga shtëpia për kohë të gjatë (sidomos kur në 

shtëpi do të qëndrojnë vetëm fëmijë, të moshuar ose persona me aftësi të kufizuara).

- Grumbullimi i pluhurit mund të shkaktojë goditje elektrike, shkarkim elektrik ose zjarr duke rezultuar në lëshim shkëndijash dhe nxehje të 

kordonit elektrik ose prishje të izolantit.

Sigurohuni të kontaktoni qendrën e autorizuar të shërbimit kur e instaloni televizorin në vend me shumë pluhur, me temperaturë të lartë ose të 

ulët, me shumë lagështi, me substanca kimike dhe në rastet kur punon 24 orë rresht, si në aeroporte, stacione treni etj. Në të kundërt, televizori 

mund të dëmtohet rëndë.

Përdorni spina dhe priza të tokëzuara siç duhet. 

- Tokëzimi i papërshtatshëm mund të shkaktojë goditje elektrike ose dëmtim të pajisjes. (Vetëm pajisje të kategorisë I.)

Për të shkëputur pajisjen nga priza, duhet të hiqet spina, ndaj kjo duhet të lidhet diku ku mund të arrihet lehtë.

Mos lejoni fëmijët të varen te produkti.

Ruajini pjesët shtesë (bateritë, etj.) në një vend të sigurt ku nuk mund t'i gjejnë fëmijët.

Mos e instaloni produktin në vende të paqëndrueshme, si për shembull në rafte të lëvizshme, në dysheme të pjerrëta ose në vende ku mund të 

ekspozohen ndaj dridhjeve.

Mos e rrëzoni produktin dhe mos e godisni. Nëse produkti dëmtohet, hiqeni kordonin elektrik dhe kontaktoni qendrën e shërbimit.

Hiqeni kordonin elektrik nga priza elektrike dhe fshijeni produktin me një rrobë të butë dhe të thatë. Mos përdorni kimikate si dylli, benzeni, alkooli, 

holluesi, insekticidet, aromatizuesit, lubrifikuesit ose detergjentët. Kjo mund të dëmtojë pamjen ose mund të fshijë shkronjat mbi produkt.

Pajisja nuk duhet të ekspozohet ndaj pikimeve ose spërkatjeve.

Mos i hidhni bateritë në zjarr. 

Mos krijoni qark të shkurtër, mos çmontoni ose mos mbinxehni bateritë.

Nëse bateritë nuk vendosen siç duhet, mund të ketë rrezik shpërthimi. Zëvendësojini me bateri të llojit të njëjtë ose ekuivalente.

PARALAJMËRIM - PËR TË PARANDALUAR PËRHAPJEN E ZJARRIT, MBAJINI QIRINJTË OSE FLAKËT E TJERA TË EKSPOZUARA LARG 

PRODUKTIT GJATË GJITHË KOHËS.

* Shifrat dhe ilustrimet në manualin e përdorimit jepen vetëm për referencë dhe mund të ndryshojnë nga pamja e produktit real. 

Modeli dhe specifikimet e produktit mund të ndryshojnë pa njoftim. Gjuhët e Federatës së Shteteve të Pavarura (CIS) (rusisht, 

ukrainisht, kazakisht) nuk disponohen për këtë produkt, pasi është prodhuar për klientët në rajonin e BE-së.

[HU7200-XH]BN68-06544D-00L16.indb   2

2014-07-15   �� 4:31:21

background image

Shqip - 3

Shqip

Çfarë përmban kutia?

Samsung Smart Control dhe bateritë (AA x 2)

Udhëzuesi rregullator

Telekomanda dhe bateritë (AAA x 2) 

Kordoni elektrik 

Manuali i përdorimit

Karta e garancisë (nuk jepet në disa vende)

Përshtatësi i kartës CI

Kablloja zgjatuese infrakuqe

Përshtatësi për montim në mur

- Sigurohuni që artikujt e mëposhtëm vijnë me televizorin. Nëse mungon ndonjëri, kontaktoni me shitësin.

- Ngjyrat dhe format e artikujve mund të ndryshojnë në varësi të modeleve.

- Kabllot e papërfshira mund të blihen veçmas.

- Kontrolloni për aksesorë të fshehur prapa ose brenda materialeve të paketimit gjatë hapjes së kutisë.

Mund të ketë tarifë administrimi nëse

(a) kërkoni një inxhinier dhe produkti nuk ka asnjë defekt (pra, në rastin kur nuk e keni lexuar manualin e përdorimit).

(b) e çoni njësinë në qendrën e riparimit dhe produkti nuk ka asnjë defekt (pra, në rastin kur nuk e keni lexuar manualin e 

përdorimit).

Do të informoheni për tarifën e administrimit përpara kontrollit nga tekniku.

Vini re

! Ekrani mund të dëmtohet nga shtypja e drejtpërdrejtë kur 

nuk kapet siç duhet. Rekomandojmë që televizori të ngrihet nga 

anët, siç tregohet.

Mos e prekni 

këtë ekran!

[HU7200-XH]BN68-06544D-00L16.indb   3

2014-07-15   �� 4:31:21

background image

Shqip - 4

Montimi i televizorit te mbajtësja

Sigurohuni që t'i keni të gjithë aksesorët e treguar dhe që ta montoni mbajtësen duke ndjekur udhëzimet e dhëna për 

montimin.

Montimi i televizorit në mur me anë të bazamentit  për mur (opsional)

Nëse e montoni këtë produkt në mur, duhet të montohet vetëm siç rekomandohet nga prodhuesi. Në rast 

se nuk montohet siç duhet, produkti mund të rrëshqasë ose të rrëzohet, duke shkaktuar dëmtime serioze te 

fëmijët apo të rriturit dhe dëmtime serioze në produkt.

Instalimi i bazamentit për mur

Bazamenti për mur (shitet veçmas) mundëson montimin e televizorit në mur.

Për të montuar bazamentin për mur, përdorni bukëpeshkun mbrojtës që vjen me paketimin e televizorit. Vendoseni televizorin 

përmbys dhe vendosni vidat.

Për informacion të hollësishëm në lidhje me instalimin e bazamentit për mur, drejtojuni udhëzimeve që vijnë me bazamentin. 

Rekomandojmë që të kontaktoni me teknikun për ndihmë gjatë instalimit të kapëseve të bazamentit për mur. Nuk këshillojmë 

që ta bëni vetë montimin. Samsung Electronics nuk mban përgjegjësi për dëmtime të produktit ose për lëndimin tuaj apo të 

personave të tjerë nëse zgjidhni ta montoni vetë bazamentin për mur.

TV

Mbërthyesja 

për montim 

në mur

C

Përshtatësi 

për  

montim në 

mur

Përpara se të instaloni bazament tjetër për mur, montoni përshtatësin e bazamentit që vjen veçmas me televizorin.

Drejtojuni "Manualit të instalimit" që vjen me bazamentin për mur.

Specifikimet e bazamentit për mur (VESA)

Bazamenti për mur nuk ofrohet, por shitet veçmas. Instalojeni bazamentin për mur në një mur të fortë vertikal me dyshemenë. 

Për vendosjen e bazamentit për mur në materiale të tjera ndërtimi, kontaktoni shitësin më të afërt. Nëse produkti instalohet në 

tavan ose në mur të pjerrët, mund të rrëzohet dhe të shkaktojë lëndime të rënda.

- Përmasat standarde të bazamentit për mur tregohen në tabelën më poshtë.

- Kur blini bazamentin për mur, ju jepet një manual i hollësishëm instalimi dhe të gjitha pjesët e nevojshme për montim.

- Mos përdorni vida që nuk përputhen me specifikimet e vidave standarde VESA.

- Mos përdorni vida më të gjata se përmasat standarde ose që nuk përputhen me specifikimet për vidat standarde VESA. 

Vidat më të gjata mund të shkaktojnë dëmtim në brendësi të televizorit.

[HU7200-XH]BN68-06544D-00L16.indb   4

2014-07-15   �� 4:31:22

background image

Shqip - 5

Shqip

- Për bazamentet për mur që nuk përputhen me specifikimet e vidave standarde VESA, gjatësia e vidave mund të 

ndryshojë në varësi të specifikimeve të tyre.

- Mos i shtrëngoni fort vidat, pasi mund të dëmtoni produktin ose të shkaktoni rënien e produktit, për pasojë dhe lëndime. 

Samsung-u nuk është përgjegjës për këto lloj aksidentesh.

- Samsung-u nuk është përgjegjës për dëmtimin e produktit ose për lëndimet kur përdoret bazament për mur i 

paspecifikuar nga VESA ose nëse konsumatori nuk ndjek udhëzimet e instalimit të produktit.

- Mos e montoni televizorin me pjerrësi më të madhe se 15 gradë.

Kur përdorni bazament për mur nga palë të treta, kini parasysh që gjatësia e vidës së montimit (C) tregohet më poshtë.

Familja e 

produktit

Inç

Specifikimet 

VESA (A * B)

C (mm)

Vidë 

standarde

Sasia

Televizor 

UHD

55

400 X 400 

30,8 ~ 31,8

M8

4

65

Mos e instaloni bazamentin për mur kur televizori është ndezur. Mund të shkaktoni lëndime si pasojë e 

goditjes elektrike.

Sigurimi i ajrimit të duhur për televizorin

Gjatë instalimit të televizorit ruani një distancë prej të paktën 10 cm midis televizorit dhe objekteve të tjera (mureve, anëve 

të bufesë etj.) për të siguruar ajrosjen e duhur. Mosajrimi i duhur mund të rezultojë në zjarr ose në problem me produktin, të 

shkaktuar nga rritja e temperaturës së brendshme.

Nëse përdorni pjesë të ofruara nga prodhues të tjerë, kjo mund të shkaktojë vështirësi me produktin ose lëndime të mundshme 

nga rrëzimi i produktit.

- Nëse përdorni mbajtëse ose bazament për mur në instalimin e televizorit, rekomandojmë përdorimin vetëm të pjesëve të 

ofruara nga Samsung Electronics.

Instalimi me mbajtëse.

Instalimi me bazament për mur.

10 cm

10 cm

10 cm

10 cm

10 cm

10 cm

10 cm

Vërejtje të tjera

- Pamja aktuale e televizorit mund të ndryshojë nga ilustrimet e këtij manuali, në varësi të modelit.

- Bëni kujdes kur e prekni televizorin. Disa pjesë mund të jenë paksa të nxehta.

[HU7200-XH]BN68-06544D-00L16.indb   5

2014-07-15   �� 4:31:23

background image

Shqip - 6

Sigurimi i televizorit në mur

Kujdes: Tërheqja, shtyrja ose ngjitja mbi televizor mund të bëjë që televizori të rrëzohet. 

Në veçanti, sigurohuni që fëmijët të mos varen apo të mos e çekuilibrojnë televizorin. 

Përndryshe mund të shkaktojnë rrëzimin e televizorit, me pasojë lëndime të rënda ose 

dhe vdekje. Ndiqni të gjitha masat e sigurisë që paraqiten në broshurën e sigurisë që vjen 

me televizorin. Për të rritur stabilitetin dhe sigurinë, mund të blini dhe të instaloni pajisjen 

kundër rënies, siç përshkruhet më poshtë.

Për të evituar rrëzimin e televizorit

1. 

Vendosini vidat në kllapa dhe shtrëngojini fort në mur. Sigurohuni që vidat të jenë 

instaluar fort në mur.

- Mund të keni nevojë për materiale shtesë, si p.sh. pajisje mbërthyese, në varësi 

të llojit të murit.

- Meqenëse kapëset, vidat dhe kabllot e nevojshme nuk përfshihen, duhet t'i blini 

veçmas.

2. 

Hiqni vidat nga pjesa e pasme në mes të televizorit, vendosini te kllapat dhe më pas 

shtrëngojini sërish në televizor.

- Vidat mund të mos jepen me këtë produkt. Në rast të tillë blini vida sipas 

specifikimeve të mëposhtme.

- Specifikimet e vidave: Për 55 ~ 65 inç: M8

3. 

Bashkoni kllapat e fiksuara në televizor dhe kllapat e fiksuara në mur me një tel të 

fortë dhe më pas lidheni telin mirë.

- Instalojeni televizorin pranë murit në mënyrë që të mos bjerë mbrapsht.

- Një mënyrë e sigurt është lidhja e telit në mënyrë të atillë që kllapat e fiksuara në 

mur të jenë në të njëjtin nivel ose më poshtë se kllapat e fiksuara në televizor.

- Zgjidheni telin para se të lëvizni televizorin.

4. 

Verifikoni që të gjitha lidhjet të jenë siguruar siç duhet. Kontrollojini lidhjet herë pas here për shenja dëmtimi. Nëse keni 

ndonjë dyshim në lidhje me sigurinë e lidhjeve, kontaktoni një instalues profesionist.

Rregullojini kabllot me anë të mbajtësit të  kabllove

muri

[HU7200-XH]BN68-06544D-00L16.indb   6

2014-07-15   �� 4:31:23

background image

Shqip - 7

Shqip

Lidhja e pajisjeve me televizorin

Mund të lidhni disa pajisje të jashtme me anë të foleve në pjesën e pasme të produktit. Kontrolloni foletë dhe drejtojuni 

udhëzimeve të montimit që jepen, për më tepër informacion mbi pajisjet e jashtme që mbështeten.

Lidhja në folenë e NDËRFAQES SË PËRBASHKËT  (foleja e kartës së shikimit të televizorit)

- Fikni televizorin për të lidhur ose shkëputur kartën CI ose përshtatësin e kartës CI.

Vendosja e përshtatësit të kartës CI

- Ofrohet përshtatës karte CI që i mundëson televizorit përdorimin e dy kartave të 

ndryshme CI, në varësi të modelit.

Vendoseni përshtatësin siç tregohet.

- Për të instaluar përshtatësin e KARTËS CI, hiqni ngjitësen nga televizori.

Për të lidhur përshtatësin e KARTËS CI, ndiqni këto hapa.

- Rekomandojmë vendosjen e përshtatësit përpara instalimit të bazamentit për mur ose 

futjes së "KARTËS CI ose CI+".

1. 

Futni përshtatësin e KARTËS CI tek dy vrimat në produktin 1.

- Gjeni dy vrimat në pjesën e pasme të televizorit, pranë folesë 

COMMON INTERFACE

.

2. 

Lidhni përshtatësin e KARTËS Cl me folenë 

COMMON INTERFACE

 në produktin 2.

3. 

Futni “KARTËN CI ose CI+”. 

Rekomandojmë që ta vendosni përshtatësin e kartës CI dhe ta fusni kartën CI (karta e shikimit) përpara se ta 

montoni televizorin në mur, pasi mund të jetë e vështirë dhe e rrezikshme ta bëni këtë kur televizori është në mur.

[HU7200-XH]BN68-06544D-00L16.indb   7

2014-07-15   �� 4:31:24

background image

Shqip - 8

Përdorimi i “KARTËS CI ose CI+”

Për të parë kanalet me pagesë, duhet të futet “KARTA CI ose CI+”.

- Nëse nuk e fusni "KARTËN CI ose CI+", disa kanale shfaqin 

mesazhin "Sinjal i koduar".

- Informacioni i çiftimit që përmban një numër telefoni, ID-në e 

“KARTËS CI ose CI+”, ID-në e pritësit dhe informacione të tjera 

do të shfaqet brenda 2-3 minutave. Nëse shfaqet mesazh gabimi, 

kontaktoni ofruesin tuaj të shërbimit.

- Kur përfundon konfigurimi i informacionit të kanaleve, shfaqet mesazhi “Përditësimi u krye”, duke treguar se lista e 

kanaleve tashmë është përditësuar.

SHËNIM

- Duhet të merrni një “KARTË CI ose CI+” nga një ofrues lokal i shërbimit kabllor.

- Kur hiqni “KARTËN CI ose CI+” tërhiqeni me kujdes, pasi mund të dëmtohet nëse rrëzohet.

- Futeni “KARTËN CI ose CI+” në drejtimin siç tregohet në kartë.

- Vendndodhja e folesë COMMON INTERFACE mund të ndryshojë në varësi të modelit.

- “KARTA CI ose CI+” nuk mbështetet në disa vende dhe rajone, prandaj kontrolloni me shitësin tuaj të autorizuar.

- Nëse keni ndonjë problem, kontaktoni një ofrues shërbimi.

- Futni “KARTËN CI ose CI+” që mbështet cilësimet aktuale të antenës. Ekrani do të deformohet ose nuk do të jetë i 

dukshëm.

Lidhja me rrjetin

Lidhja e Smart TV me rrjetin mundëson përdorimin e shërbimeve në internet, si Smart Hub dhe të përditësimeve të softuerëve.

Lidhja e rrjetit - Me valë

Lidhni televizorin me internetin me anë të një rrugëzuesi ose modemi standard.

Rrugëzuesi i IP-ve ose modemi me 

valë me server DHCP

Kablloja LAN (nuk jepet)

Foleja LAN në mur

[HU7200-XH]BN68-06544D-00L16.indb   8

2014-07-15   �� 4:31:24

background image

Shqip - 9

Shqip

Lidhja e rrjetit - Me kabllo

Ka tri mënyra kryesore për të lidhur televizorin me rrjetin duke përdorur kabllo, në varësi të konfigurimit të rrjetit. Ato ilustrohen 

duke filluar nga sa më poshtë:

Kablloja e modemit (nuk jepet)

Kablloja LAN (nuk jepet)

Paneli i pasmë i televizorit

Modemi i jashtëm 

(ADSL / VDSL / TV kabllor)

Foleja e modemit në mur

Kablloja e modemit 

(nuk jepet)

Kablloja LAN 

(nuk jepet)

Kablloja LAN 

(nuk jepet)

Paneli i pasmë i televizorit

Modemi i jashtëm 

(ADSL / VDSL / TV kabllor)

Rrugëzuesi i IP-ve me server 

DHCP

Foleja e modemit në mur

Foleja LAN në mur

Kablloja LAN (nuk jepet)

Paneli i pasmë i televizorit

- Televizori nuk mbështet shpejtësi rrjeti më të ulëta ose të barabarta me 10 Mbps. 

- Përdorni kabllo Cat 7 për lidhjen.

[HU7200-XH]BN68-06544D-00L16.indb   9

2014-07-15   �� 4:31:25

background image

Shqip - 10

Telekomanda

Mësoni vendndodhjen e butonave të funksioneve në telekomandë, si p.sh.: 

SOURCE

MUTE

Y

P

 >

MENU

TOOLS

E

INFO

CH LIST

RETURN

GUIDE

 dhe 

EXIT

.

- Kjo telekomandë ka pika Braille në butonat 

Power

Channel

, dhe 

Volume

 dhe mund të përdoret nga personat me 

vështirësi në shikim.

- Televizori vjen bashkë me Samsung Smart Control. Për informacion rreth Samsung Smart Control, drejtojuni manualit 

elektronik.

Shfaq dhe zgjedh burimet e 

disponueshme të videos.

Ndërpret përkohësisht zërin.

Shfaq aplikacionet 

Smart Hub

. Drejtojuni 

kapitullit Manuali elektronik, 

Veçoritë 

inteligjente

 > 

Smart Hub

.

Ndryshon kanalet.

Del nga menyja.

Shfaq 

EPG

-në (guida elektronike e 

programeve).

Shfaq informacione në ekranin e 

televizorit.

Ndez dhe fik televizorin.

Mundëson hyrjen e drejtpërdrejtë te 

kanalet.

Rregullon volumin.

Shfaq listat e kanaleve.

Në të kundërt, zgjedh Teleteksti AKTIV, 

Dyfish, I përzier ose JOAKTIV.

REC

: Regjistron çfarë po shikoni për 

momentin.

E-MANUAL

: Shfaq 

e-Manual

.

AD/SUBT.

: Shfaq 

Shkurtoret e asistencës

.

'

: Ndal.

Kthehet në kanalin e mëparshëm.

Hap OSD-në (Meny).

Zgjedh shpejt funksionet më të përdorura.

Kthehet në menynë e mëparshme.

Përdorini këta butona sipas udhëzimeve 

në ekranin e televizorit.

Përdorini këta butona me veçori specifike. 

Përdorini këta butona sipas udhëzimeve 

në ekranin e televizorit.

Lëviz kursorin, zgjedh elementet e 

menysë në ekran dhe ndryshon vlerat e 

shfaqura në menynë e televizorit.

Vendosja e baterive (Madhësia e baterive: AAA)

Përputhni polaritetet e baterive me simbolet në folenë e baterive.

1

3

2

- Përdoreni telekomandën brenda distancës 7 

metra nga televizori.

- Dritat e forta mund të ndikojnë në performancën 

e telekomandës. Shmangni përdorimin e 

telekomandës pranë dritave të posaçme 

fluoreshente ose tabelave prej neoni.

 - Ngjyra dhe forma mund të ndryshojnë në varësi të modelit.

[HU7200-XH]BN68-06544D-00L16.indb   10

2014-07-15   �� 4:31:26

background image

Shqip - 11

Shqip

Samsung Smart Control

- Ngjyrat dhe forma mund të ndryshojnë në varësi të modelit.

Ndez/fik televizorin.

Ndryshon burimin.

Ndryshon kanalin.

Shtypni këtë buton për të përdorur 

dritaren e kërkimit. 

Me anë të telekomandës virtuale 

në ekran mund të futni me lehtësi 

shifrat, të kontrolloni materialet dhe të 

përdorni funksionet.

Ndryshon volumin.

Fillon njohjen e zërit. Pas shfaqjes së 

ikonës së mikrofonit në ekran, jepni 

një komandë me zë në mikrofon.

- Jepni një komandë me zë 10 cm 

deri në 15 cm larg mikrofonit dhe 

me volum të përshtatshëm.

¢

: Ndez/fik zërin.

AD

: Shtypni dhe 

mbani këtë buton 

për të hapur panelin 

Shkurtoret e asistencës

Zgjidhni opsionet 

për t'i aktivizuar ose 

çaktivizuar.

- Blloku i prekjes: Vendosni gishtin te 

blloku i prekjes dhe lëvizni Samsung 

Smart Control. Treguesi në ekran 

lëviz në drejtimin dhe sasinë e lëvizjes 

së Samsung Smart Control. Shtypni 

mbi bllokun e prekjes për të hapur 

objektin e fokusuar.

-

<

>

¡

£

: Lëviz treguesin ose 

fokusin.

RETURN

: Kthehet në menynë e 

mëparshme. Gjithashtu, kur shtypni këtë 

buton gjatë shikimit të televizorit, mund të 

ktheheni në kanalin e mëparshëm.

EXIT

: Shtypni dhe mbani këtë buton për 

të dalë nga të gjitha aplikacionet e hapura 

aktualisht.

Përdorini këta butona me veçori 

specifike. Përdorini këta butona sipas 

udhëzimeve në ekranin e televizorit.

Aktivizon Smart Hub. Shtypja e 

SMART HUB

 kur një aplikacion është i 

hapur, e mbyll atë aplikacion.

GUIDE

: Shfaq orarin e transmetimit të 

kanaleve dixhitale.

CH.LIST

: Shtypni dhe mbani për të 

hapur 

CH.LIST

.

Butoni me ngjyrë: Përdorni butonat 

me ngjyra për të përdorur opsionet 

specifike shtesë për veçorinë që po 

përdoret.

-

MENU

: Shtypeni dhe mbajeni për 

të shfaqur një meny në ekran.

-

REC

: Shtypeni dhe mbajeni për të 

regjistruar transmetimin.

-

INFO

: Shtypeni dhe mbajeni për 

të parë informacionin rreth kanalit 

dixhital aktual ose skedarit aktual 

media.

M.SCREEN

: Mund ta ndani ekranin e 

televizorit dhe të përdorni funksione të 

ndryshme, si p.sh. të shihni televizor, 

të navigoni në internet, të shihni video 

e të tjera. Për më tepër informacion, 

drejtojuni "

e-Manual

".

Aktivizoni 

Modaliteti Futboll

 për një 

përvojë optimale të shikimit të sporteve.

[HU7200-XH]BN68-06544D-00L16.indb   11

2014-07-15   �� 4:31:26

background image

Shqip - 12

Futja e baterive në Samsung Smart Control

Për të përdorur Samsung Smart Control, fillimisht drejtojuni figurës së mëposhtme dhe futni bateritë në njësi.

1. 

Tërhiqni me kujdes kapësen e kapakut të folesë së baterive dhe hiqeni tërësisht kapakun pasi të lirohet.

2. 

Vendosni 2 bateritë alkaline AA, duke u siguruar që t'i vendosni siç duhet polet pozitive dhe negative.

3. 

Vendosni kapakun e baterive në telekomandë dhe fusni pjesën e sipërme të kapakut brenda telekomandës.

4. 

Shtypni kapëset në të dyja anët e kapakut të baterive në rendin e treguar, në mënyrë që kapaku të bashkohet plotësisht me 

telekomandën.

Ndezja e televizorit

Ndezja e televizorit me anë të butonit 

P

 në telekomandë ose në panelin e televizorit.

- Ngjyra dhe forma e produktit mund të ndryshojnë në varësi të modelit.

- Pulti i televizorit, një buton i vogël i ngjashëm me levë në pjesën e pasme djathtas televizorit, mundëson komandimin e 

televizorit pa telekomandë.

m

R

P

Sensori i telekomandës

Gjatë përdorimit të Samsung Smart Control, 

llamba e modalitetit në pritje nuk funksionon 

(përveç butonit 

P

).

Menyja e 

funksioneve

Telekomanda e televizorit

[HU7200-XH]BN68-06544D-00L16.indb   12

2014-07-15   �� 4:31:27

background image

Shqip - 13

Shqip

Përmirësim i televizorit me anë të UHD Evolution  Kit (shitet veçmas)

Lidhja e UHD Evolution Kit (shitet veçmas) me televizorin Samsung mundëson shfrytëzimin e funksioneve dhe të materialeve 

më të fundit pa qenë nevoja të blini televizor të ri. Shfrytëzoni nëpërmjet UHD Evolution Kit funksionet dhe shërbimet më të 

fundit që ofrohen nga Samsung Electronics.

- UHD Evolution Kit shitet veçmas. Blerja e UHD Evolution Kit do t'ju mundësojë të përmirësoni softuerin në versionin nga 

viti në të cilin qarkulloi UHD Evolution Kit. Sidoqoftë, UHD Evolution Kit mund të mos disponohet, në varësi të produktit.

[HU7200-XH]BN68-06544D-00L16.indb   13

2014-07-15   �� 4:31:27

background image

Shqip - 14

Konfigurimi fillestar

Dritarja e konfigurimit fillestar shfaqet kur televizori 

aktivizohet për herë të parë. Ndiqni udhëzimet në ekran 

për të përfunduar procesin e konfigurimit fillestar, duke 

përfshirë zgjedhjen e gjuhës së menysë, kërkimin për kanale, 

lidhjen me rrjetin dhe më shumë. Gjatë çdo hapi, bëni një 

zgjedhje ose kapërcejeni hapin. Mund ta kryeni këtë proces 

manualisht më vonë në menynë 

Sistemi

 >

 Konfig. 

.

- Nëse lidhni pajisje në 

HDMI1

 përpara se të nisni 

instalimin, 

Burimi i kanalit

 do të ndryshojë automatikisht 

në 

Kutia konfiguruese e sipërme

.

- Nëse nuk dëshironi të zgjidhni 

Kutia konfiguruese e 

sipërme

, zgjidhni 

Antena

.

Ndërrimi i fjalëkalimit

Sistemi

 > 

Ndrysho PIN

Ndryshimi i fjalëkalimit të televizorit.

1. 

Hapni 

Ndrysho PIN

 dhe futni fjalëkalimin aktual në fushën 

e fjalëkalimit. Fjalëkalimi fillestar është “0-0-0-0”.

2. 

Jepni një fjalëkalim të ri dhe rifuteni për ta konfirmuar. 

Ndryshimi i fjalëkalimit përfundon.

- Nëse keni harruar kodin PIN, shtypni butonat në rendin 

vijues për ta rivendosur PIN-in në “0-0-0-0”:

Për telekomandën standarde

: Në modalitet pritjeje: 

MUTE

 8 

 2 

 4 

POWER

 (Ndez ) 

Për Samsung Smart Control

:Kur ndizet televizori: 

MUTE

 Volumi lart 

RETURN

 Volumi poshtë 

RETURN

 Volumi lart 

RETURN

Zgjedhja e burimit të videos

Mund të zgjidhni pajisje të lidhur të jashtme me anë të butonit 

SOURCE

.

Për shembull, për të kaluar te konsola e lojërave e lidhur 

në folenë e dytë HDMI, shtypni 

SOURCE

. Nga lista 

Burimi

zgjidhni 

HDMI2

 për ta ndryshuar sinjalin hyrës në modalitet 

HDMI. Emrat e folesë mund të ndryshojnë në varësi të 

produktit.

Opsionet e mëposhtme disponohen në ekranin 

Burimi

Butoni TOOLS

Zgjidhni një fole të lidhur me një pajisje të jashtme dhe 

shtypni e mbani butonin "Enter". Ofrohen funksionet e 

mëposhtme:

- Opsionet e disponueshme për secilën fole mund të 

ndryshojnë.

Shto Emrin

Riemërtoni pajisjet e lidhura me televizorin për identifikim 

më të lehtë të burimeve të jashtme.

Për shembull, kompjuterin e lidhur me televizorin me anë 

të kabllos HDMI-DVI mund ta caktoni si 

DVI PC

.

Në të kundërt, kompjuterin e lidhur me televizorin me anë 

të kabllos HDMI caktojeni thjesht si 

PC

Gjithashtu, pajisjen AV të lidhur me televizorin me anë të 

kabllos HDMI-DVI mund ta caktoni si 

Pajisjet DVI

.

Informacion

Shikoni informacione të detajuara për pajisjet e lidhura.

Anynet+ (HDMI-CEC)

Shfaq një listë pajisjesh të lidhura me televizorin dhe që 

përputhen me Anynet+ (HDMI-CEC).

- Ky funksion disponohet vetëm me 

Anynet+ (HDMI-

CEC)

 të caktuar në 

Ndez 

.

Hiq USB-në

Përdoret për ta hequr në mënyrë të sigurt pajisjen USB 

të lidhur me televizorin. Ky opsion disponohet vetëm kur 

zgjidhet pajisje USB.

[HU7200-XH]BN68-06544D-00L16.indb   14

2014-07-15   �� 4:31:28

background image

Shqip - 15

Shqip

Përdorimi i Samsung Smart Control

Samsung Smart Control e bën më të lehtë dhe më praktik përdorimin e televizorit. Shtypja e butonit 

KEYPAD

 shfaq 

telekomandën virtuale që mundëson futjen me lehtësi të shifrave, kontrollin e materialeve dhe aktivizimin e funksioneve në 

ekran.

- Rekomandojmë përdorimin e Samsung Smart Control në një distancë më të vogël se 6 m. Distanca e përdorimit mund të 

ndryshojë në varësi të kushteve të ambientit me valë.

Çiftimi i Samsung Smart Control

Për ta komanduar televizorin me Samsung Smart Control, duhet të çiftoni Samsung Smart Control me televizorin nëpërmjet 

Bluetooth. Çiftoni Samsung Smart Control me televizorin.

- Samsung Smart Control mund të çiftohet vetëm me një televizor.

PointDrejtojeni Samsung Smart Control nga sensori i telekomandës së televizorit dhe shtypni butonin 

TV

 për të ndezur 

televizorin.

- Pozicioni i marrësit të telekomandës mund të ndryshojë në varësi të modelit.

Rilidhja e Samsung Smart Control

Nëse Samsung Smart Control ndalon së funksionuari ose nëse funksionon jonormalisht, ndërroni bateritë, pasi kjo mund të 

vijë si pasojë e energjisë së pamjaftueshme të baterive.

Nëse problemi vazhdon, çiftoni Samsung Smart Control me televizorin.

1. 

Shtypni njëkohësisht butonin 

RETURN

 dhe butonin 

GUIDE

 për më shumë se 3 sekonda.

- Duhet ta vendosni Samsung Smart Control afërsisht 30 cm ~ 40 cm larg televizorit dhe të siguroheni se është me 

drejtim nga marrësi i telekomandës së televizorit.

2. 

Figura e lidhjes shfaqet në ekran. Më pas, Samsung Smart Control lidhet automatikisht me televizorin.

Kur shikoni këtë ikonë alarmi në ekran...

Ikona e mëposhtme e alarmit tregon që bateritë e Samsung Smart Control 

janë shkarkuar. Nëse shfaqet ikona e alarmit, ndërroni bateritë. Samsung 

rekomandon përdorimin e baterive alkaline për jetëgjatësi përdorimi.

<Ikona e alarmit për bateri të shkarkuar>

[HU7200-XH]BN68-06544D-00L16.indb   15

2014-07-15   �� 4:31:28

background image

Shqip - 16

Përdorimi i televizorit nëpërmjet lëvizjes së Samsung Smart Control

Samsung Smart Control ka një sensor lëvizjesh (sensor xhiroskop) që mundëson komandimin me lehtësi të televizorit duke 

mbajtur dhe lëvizur Samsung Smart Control.

Pas vendosjes së gishtit në bllokun e prekjes, në ekran shfaqet një tregues. Mbani dhe lëvizni Samsung Smart Control. 

Treguesi lëviz në të njëjtën mënyrë me lëvizjen e Samsung Smart Control. Mund gjithashtu të lëvizni lart e poshtë në ekranet me 

lëvizje.

- Nëse hiqni gishtin nga blloku i prekjes, treguesi i ekranit zhduket.

Përdorimi i televizorit me bllokun e prekjes

- Shkoni te menyja 

Mbështet

 dhe zgjidhni opsionin 

Tutoriali i Smart Control

 për të mësuar se si të përdorni bllokun e 

prekjes duke ndjekur udhëzimet në ekran.

Lëvizja e fokusit/treguesit

Shtypni butonat e drejtimit (lart, poshtë, majtas dhe djathtas) për ta lëvizur treguesin ose fokusin në drejtimin që dëshironi.

Hyrja në meny dhe zgjedhja e elementit

Shtypni mbi bllokun e prekjes. Kjo mundëson hapjen e një menyje të televizorit ose zgjedhjen e një artikulli.

Shfaqja e menysë sipas kontekstit të përdorimit në Smart Hub

Shtypni dhe mbani mbi bllokun e prekjes nga ekrani i Smart Hub. Shfaqet menyja Opsionet që disponohet në artikullin e 

zgjedhur.

- Menyja Opsionet varet nga konteksti.

Lëvizja në panelin Smart Hub

Në ekranin Smart Hub, tërhiqni për majtas ose djathtas në bllokun e prekjes. Kjo i lëviz panelet Smart Hub majtas ose djathtas.

Lëvizja në Web Browser

Tërhiqni lart/poshtë në bllokun e prekjes në ekranin e shfletuesit të rrjetit. Kjo lëviz nëpër ekranin e internetit.

[HU7200-XH]BN68-06544D-00L16.indb   16

2014-07-15   �� 4:31:28

background image

Shqip - 17

Shqip

Shfaqja e telekomandës në ekran (telekomanda virtuale)

Shtypni butonin 

KEYPAD

 për të shfaqur telekomandën virtuale në ekran. Mund t'i fusni me lehtësi shifrat, të kontrolloni 

materialet dhe të përdorni butonat e televizorit me anë të telekomandës virtuale.

- Butonat e telekomandës virtuale mund të ndryshojnë në varësi të gjendjes aktuale të televizorit.

Komandimi i pajisjeve të jashtme me telekomandën  e televizorit (Konfig. i telekomandës universale)

Sistemi

 > 

Konfig. i telekomandës universale

- Disponueshmëria varet nga modeli specifik dhe nga zona.

Veçoria e telekomandës universale mundëson komandimin e dekoduesve kabllorë, luajtësve për Blu-ray, sistemeve të 

kinemasë dhe të pajisjeve të tjera të jashtme të lidhura me televizorin, me anë të telekomandës së televizorit. Për të përdorur 

telekomandën e televizorit si telekomandë universale, duhet së pari duhet të lidhni kabllon zgjatuese infrakuqe (e përfshirë).

- Mund ta përdorni funksionin Anynet+ (HDMI-CEC) edhe për të komanduar disa pajisje të jashtme Samsung me 

telekomandën e televizorit pa konfigurime shtesë. Për më tepër informacion, drejtojuni "

e-Manual

".

- Disa pajisje të jashtme të lidhura me televizorin mund të mos e mbështesin funksionin e telekomandës universale.

Konfigurimi i telekomandës universale

Lidhni kabllon zgjatuese infrakuqe me folenë e daljes infrakuqe të televizorit siç tregohet në skemë dhe vendoseni 

transmetuesin brenda 10 cm nga marrësi i pajisjes së jashtme të drejtuar në drejtim të marrësit të telekomandës. Megjithatë, 

nuk duhet të ketë pengesa midis kabllos zgjatuese infrakuqe dhe pajisjes së jashtme. Prania e pengesave ndërhyn në 

transmetimin e sinjalit të telekomandës.

- Kur përdorni pajisje të jashtme të regjistruar me telekomandën universale në Samsung Smart Control, mund të përdorni 

pajisjen e jashtme pa lidhur kabllo zgjatuese infrakuqe. Megjithatë, nëse dëshironi të përdorni pajisje të jashtme me anë 

të 

Kontrolli zanor

, sigurohuni që të lidhni një kabllo zgjatuese infrakuqe.

10 cm

Komandimi i pajisjeve të jashtme me telekomandën e televizorit

1. 

Ndizni pajisjen e jashtme për të cilën do të konfiguroni funksionin e telekomandës universale dhe shfaqni ekranin 

Burimi

.

2. 

Zgjidhni 

Konfig. i telekomandës universale

 në pjesën e sipërme të ekranit. Kjo nis procesin e konfigurimit të 

telekomandës universale.

3. 

Ndiqni udhëzimet në ekran dhe regjistroni pajisjen e jashtme.

[HU7200-XH]BN68-06544D-00L16.indb   17

2014-07-15   �� 4:31:29

background image

Shqip - 18

Shikimi i veçorive të tjera të televizorit

e-Manual

 përmban informacione më të detajuara mbi veçoritë e televizorit. Drejtojuni 

e-Manual

 të integruar (

Mbështet

 > 

e-Manual

).

Hapja e e-Manual

e-Manual i përfshirë përmban informacione.

- Mund të shkarkoni një kopje të e-Manual edhe nga faqja e internetit e Samsung-ut dhe ta lexoni në kompjuter ose ta 

printoni.

- Fjalët e verdha tregojnë element menyje, fjalët me germa të trasha të bardha tregojnë butonat e telekomandës. Për të 

treguar vendndodhjen e menysë përdoren shigjeta. (Shembull: 

Figurë

 > 

Regjim figure

)

1. 

Zgjidhni 

e-Manual

. Hapet e-Manual.

2. 

Zgjidhni një kategori në anë të ekranit. Materialet e kategorisë së zgjedhur shfaqen pasi është bërë zgjedhja.

3. 

Zgjidhni një element nga lista. Kjo hap e-Manual në faqen përkatëse.

Nëse përshkrimin nuk e nxë një ekran i vetëm...

Mund t'i lëvizni faqet me një nga mënyrat e mëposhtme.

Poziciononi fokusin në faqe për të shfaqur 

 / 

 në ekran. Shtypni butonin 

<

>

.

Veçori të tjera të e-Manual

Ngarkimi i faqeve me anë të fjalëve kyçe

Zgjidhni 

Kërko

 në anë të ekranit për të shfaqur ekranin e kërkimit. Jepni një fjalë kërkimi dhe zgjidhni 

Kryer

. Zgjidhni një element 

nga rezultatet e kërkimit për të ngarkuar faqen përkatëse.

[HU7200-XH]BN68-06544D-00L16.indb   18

2014-07-15   �� 4:31:29

background image

Shqip - 19

Shqip

Ngarkimi i faqeve nga faqja e treguesit

Zgjidhni 

Treguesi

 në anë të ekranit për të shfaqur ekranin e treguesit. Zgjidhni një fjalë kyçe nga lista për të hapur faqen 

përkatëse.

Përdorimi i Historia për të ngarkuar faqet e lexuara më parë

Zgjidhni 

Faqe e hapur

 në anë të ekranit. Shfaqet lista e faqeve të lexuara më parë. Zgjidhni një faqe. e-Manual kalon te faqja e 

zgjedhur.

Hyrja në meny nga e-Manual (Provo tani)

Zgjidhni 

 (

Provo tani

) te përshkrimi i funksionit për të kaluar drejtpërdrejt në menynë përkatëse dhe për të provuar 

funksionin.

Nëse dëshironi të lexoni hyrjen e 

e-Manual

 për një funksion specifik të menysë në ekran,

Përdorimi i Samsung Smart Control

: shtypni butonin 

KEYPAD

 dhe zgjidhni 

e-Manual

.

Përdorimi i telekomandës

: Shtypni butonin 

E-MANUAL

.

- Disa opsione të menysë nuk mund të përdoren.

Ngarkimi i faqeve të referencës

Zgjidhni 

 (

Lidhja

) në anë të faqes së përshkrimit të funksionit për të hyrë në faqen përkatëse të referencës.

Përditësimi i e-Manual në versionin më të ri

e-Manual mund ta përditësoni në të njëjtën mënyrë siç përditësoni aplikacionet.

1. 

Zgjidhni artikullin 

e-Manual

 në ekranin 

SAMSUNG APPS

.

2. 

Shtypni dhe mbani butonin Enter. Shfaqet menyja Opsionet.

3. 

Nga menyja Opsionet në ekran, zgjidhni 

Përditëso aplikacionet

. Shfaqet një dritare. Shfaqet një dritare.

-

Përditëso aplikacionet

 shfaqet në ekran vetëm kur kërkohet përditësim.

4. 

Zgjidhni 

e-Manual

 në dritaren që shfaqet dhe më pas zgjidhni 

Përdit.

. Mund ta përditësoni 

e-Manual

 në versionin më të 

fundit.

[HU7200-XH]BN68-06544D-00L16.indb   19

2014-07-15   �� 4:31:29

background image

Shqip - 20

Zgjidhja e problemeve

Nëse keni ndonjë pyetje në lidhje me televizorin, fillimisht drejtojuni listës së zgjidhjes së problemeve si më poshtë. Nëse asnjëra 

nga këshillat e zgjidhjes së problemeve nuk zgjidh punë, vizitoni “www.samsung.com” dhe klikoni te Mbështetje ose kontaktoni 

numrin e qendrës telefonike që ndodhet në kapakun e pasmë të këtij manuali.

Probleme

Zgjidhjet dhe shpjegimet

Televizori nuk ndizet.

Sigurohuni që kordoni elektrik është futur siç duhet në prizë dhe në televizor. 

Sigurohuni që funksionon priza. 

Provoni të shtypni butonin 

P

 në televizor për t'u siguruar që problemi nuk vjen nga 

telekomanda. Nëse televizori ndizet, drejtojuni pjesës “Telekomanda nuk funksionon” më 

poshtë.

Nuk ka figurë/video.

Kontrolloni lidhjet e kabllove. Hiqni dhe rilidhni të gjithë kabllot e lidhura me televizorin 

dhe me pajisjet e jashtme.

Caktojini daljet e videos të pajisjeve të jashtme (dekodues satelitor/kabllor, DVD, Blu-

ray etj.) sipas hyrjeve në televizor. Për shembull, nëse dalja e pajisjes së jashtme është 

HDMI, duhet të lidhet me një hyrje HDMI në televizor. 

Sigurohuni që pajisjet e lidhura të jenë të ndezura. 

Sigurohuni të zgjidhni burimin e duhur të hyrjes.

Rindizeni pajisjen e lidhur duke e hequr nga priza dhe duke e rivënë në prizë.

Telekomanda nuk punon.

Ndërroni bateritë e telekomandës. Sigurohuni që bateritë janë vendosur me polet (+/–) 

në drejtimin e duhur.

Pastroni dritaren e transmetimit të sensorit në telekomandë. 

Përpiquni ta drejtoni telekomandën nga televizori në largësi 1,5-1,8 m.

Telekomanda e dekoduesit/

kabllorit nuk e ndez/fik televizorin 

dhe nuk e rregullon volumin.

Programoni telekomandën e kabllorit/dekoduesit që të komandojë televizorin. 

Drejtojuni manualit të kabllorit/dekoduesit për kodin e televizorit SAMSUNG.

- Ky panel TFT LED përdor panel që përbëhet nga nënpikëza të vogla që kërkojnë teknologji të sofistikuar për t'u prodhuar. 

Megjithatë, mund të ketë disa pikëza të ndritshme ose të errëta. Këto pikëza nuk do të kenë asnjë ndikim në funksionimin 

e produktit.

- Në mënyrë që televizori të funksionojë në kushte optimale, përditësojeni me firmuerin më të ri në faqen e internetit të 

Samsung-ut me anë të pajisjes USB (Samsung.com > Mbështetje > Shkarkime).

- Disa nga figurat dhe funksionet e mësipërme disponohen vetëm për modele të caktuara.

[HU7200-XH]BN68-06544D-00L16.indb   20

2014-07-15   �� 4:31:29

background image

Shqip - 21

Shqip

Paralajmërime për sensorin e kursimit dhe  ndriçimin e ekranit

Sensori i kursimit mat dritën në dhomë dhe optimizon automatikisht ndriçimin e televizorit për të reduktuar konsumin e 

energjisë. Kjo shkakton ndriçimin ose errësimin automatik të televizorit. Për ta çaktivizuar funksionin, shkoni te 

Sistemi

 > 

Zgjidhja eko

 > 

Sensori eko

Mos  e bllokoni sensorin me asnjë material. Mund të zbehni ndriçimin e figurës.

1.  Sensori eko

: Kjo veçori që kursen energji rregullon automatikisht ndriçimin e ekranit të televizorit sipas dritës së ambientit që 

diktohet nga sensori i dritës.

2. 

Për të aktivizuar ose çaktivizuar 

Sensori eko

, shkoni te 

Sistemi

 > 

Zgjidhja eko

 > 

Sensori eko

 dhe zgjidhni 

Ndez 

 ose 

Fik.

.

3. 

Vini re: Nëse ekrani është shumë i errët ndërkohë që shikoni televizor në mjedis të errët, mund të shkaktohet nga 

Sensori 

eko

.

[HU7200-XH]BN68-06544D-00L16.indb   21

2014-07-15   �� 4:31:30

background image

Shqip - 22

Çfarë është mbështetja në distancë?

Shërbimi i mbështetjes në distancë i Samsung-ut ofron mbështetje individuale me një teknik të Samsung-ut i cili në distancë mund 

të:

Diagnostikojë

 televizorin

Rregullojë 

cilësimet e televizorit

Kryejë rivendosjen e vlerave të fabrikës

 të televizorit

Instalojë përditësime të rekomanduara të 

firmuerit

Si funksionon?

Është shumë e thjeshtë të merrni një teknik të Samsung-ut për shërbime të televizorit në distancë

1.  Telefononi qendrën e 

kontaktit të Samsung-

ut

 dhe kërkoni 

mbështetje në distancë.

2.  Hapni menynë

 në 

televizorin tuaj dhe 

shkoni në 

seksionin e 

mbështetjes

.

3. 

Zgjidhni kontrollin në 

distancë dhe 

jepini 

agjentit numrin e PIN-it

 .

4. 

Agjenti më pas do të 

hyjë në televizorin tuaj

Kjo është e gjitha!

Ruajtja dhe mirëmbajtja

- Nëse televizori ka pasur ngjitëse në ekran, pas heqjes së saj mund të mbeten disa papastërti. Pastroni papastërtitë 

përpara se të shihni televizor.

- Pjesa e jashtme dhe ekrani i produktit mund të gërvishten gjatë pastrimit. Për të evituar gërvishtjet sigurohuni që ta 

pastroni me kujdes pjesën e jashtme dhe ekranin me një copë të butë.

Mos spërkatni ujë drejtpërdrejt mbi produkt. Lëngjet që futen 

në produkt mund të shkaktojnë defekt, flakë ose goditje 

elektrike.

Pastrojeni produktin me një leckë të butë të njomur me pak 

ujë. Mos përdorni lëng të ndezshëm (p.sh. benzen, hollues) 

ose agjent pastrues.

[HU7200-XH]BN68-06544D-00L16.indb   22

2014-07-15   �� 4:31:30

background image

Shqip - 23

Shqip

Specifikimet e televizorit

Rezolucioni i pamjes

3840 x 2160

Harkimi i ekranit

4200R

Kushtet mjedisore

Temperatura e përdorimit

Lagështia e përdorimit

Temperatura e ruajtjes

Lagështia e ruajtjes

10°C deri në 40°C (50°F deri në 104°F)

10% deri në 80%, jokondensuese

-20°C deri në 45°C (-4°F deri në 113°F)

5% deri në 95%, jokondensuese

Rrotulluesi i mbajtëses (majtas/djathtas)

Zëri (dalja)

10W x 2

Emri i modelit

UE55HU7200

UE65HU7200

Madhësia e ekranit (diagonale)

55 inç

65 inç

Përmasat (Gj x L x Th)

Trupi

Me mbajtëse

1233,0 x 714,6 x 111,4 mm

1233,0 x 760,4 x 294,9 mm

1451,2 x 839,9 x 134,6 mm

1451,2 x 881,0 x 298,5 mm

Pesha

Pa mbajtëse

Me mbajtëse

18,9 kg

21,8 kg

28,0 kg

31,7 kg

- Disenjimi dhe specifikimet mund të ndryshohen pa njoftim paraprak.

- Për informacion rreth furnizimit me energji dhe rreth konsumit të energjisë, drejtojuni etiketës së ngjitur mbi produkt.

- Konsumi i zakonshëm i energjisë matet sipas IEC 62087 Ed.2

Modaliteti në pritje

Për të ulur konsumin e energjisë hiqeni televizorin nga priza nëse nuk do ta përdorni për një kohë të gjatë.

[HU7200-XH]BN68-06544D-00L16.indb   23

2014-07-15   �� 4:31:30

background image

Shqip - 24

Licencat

The terms HDMI and HDMI High-Definition Multimedia Interface, and the HDMI Logo are trademarks or 

registered trademarks of HDMI Licensing LLC in the United States and other countries.

Paralajmërim për figurat statike

Evitoni shfaqjen e figurave statike (si p.sh. skedarë fotosh jpeg), të elementeve të figurave statike (si p.sh. logot e programeve 

televizive, shiritat e bursës ose të lajmeve në fund të ekranit etj.) ose programet me panorama ose në format figure 4:3. Shfaqja 

e vazhdueshme e figurave statike mund të shkaktojë djegie të figurës në ekranin LED, gjë e cila ndikon në cilësinë e figurës. 

Për të ulur rrezikun e këtij efekti, ndiqni rekomandimet më poshtë:

Evitoni shfaqjen e të njëjtit kanal televiziv për një kohë të gjatë.

Mundohuni t'i shfaqni gjithmonë figurat në ekran të plotë. Përdorni menynë e formatit të figurës së televizorit për një 

përshtatje sa më të mirë.

Ulni ndriçimin dhe kontrastin për të shmangur mbetjen e figurave në ekran.

Përdorini të gjitha veçoritë e televizorit për të ulur mbetjen e figurave dhe djegien e figurës në ekran. Drejtojuni manualit 

elektronik për më shumë hollësi.

Rekomandim - vetëm për BE-në

Samsung Electronics deklaron se ky televizor është në përputhje me kërkesat bazë dhe dispozita të tjera përkatëse të 

Direktivës 1999/5/KE.

Deklarata zyrtare e konformitetit mund të gjendet në http://www.samsung.com, shkoni te Support > Search Product Support 

dhe futni emrin e modelit.

Kjo pajisje mund të përdoret vetëm në mjedise të brendshme.

Kjo pajisje mund të përdoret në të gjitha vendet e BE-së.

Hedhja e duhur e produktit (mbetjet e pajisjeve elektrike dhe elektronike)

(Vlen për shtete me sisteme grumbullimi të diferencuar)

Kjo shenjë mbi produkt, aksesorë ose dokumentacionin shoqërues tregon se produkti dhe aksesorët e tij elektronikë (p.sh. ngarkuesi, 

kufjet, kablloja USB), pasi të kenë mbaruar funksionin e tyre, nuk duhen hedhur bashkë me mbeturinat e tjera të shtëpisë. Për të 

parandaluar dëmet e mundshme ndaj mjedisit ose shëndetit njerëzor nga hedhja e pakontrolluar e mbeturinave, ndajini këto pajisje nga 

llojet e tjera të mbeturinave dhe riciklojini në mënyrë të përgjegjshme për të nxitur ripërdorimin e qëndrueshëm të burimeve materiale.

Përdoruesit shtëpiakë duhet të kontaktojnë me shitësin e pakicës ku kanë blerë produktin ose autoritetin vendor për hollësi se ku dhe si 

mund t'i dërgojnë këto pajisje për riciklim të sigurt mjedisor.

Përdoruesit e kompanive duhet të kontaktojnë furnizuesin e tyre dhe të kontrollojnë kushtet e kontratës së blerjes. Ky produkt dhe 

aksesorët e tij elektronikë nuk duhet të përzihen me mbeturina të tjera tregtare gjatë hedhjes.

Hedhja e duhur e baterive të produktit

(Vlen për shtete me sisteme grumbullimi të diferencuar)

Ky shënim mbi bateri, manual ose paketim tregon që bateritë në këtë produkt, pasi kanë mbaruar funksionin e tyre, nuk duhet të hidhen 

bashkë me mbeturinat e tjera të shtëpisë. Aty ku shënohen, simbolet kimike Hg, Cd ose Pb tregojnë se bateria përmban merkur, 

kadmium ose plumb mbi nivelet e referuara në Direktivën e KE-së 2006/66. Nëse bateritë nuk hidhen siç duhet, këto substanca mund 

të dëmtojnë shëndetin e njeriut ose mjedisin.

Për të mbrojtur burimet natyrore dhe për të nxitur ripërdorimin e materialeve, ndajini bateritë nga llojet e tjera të mbeturinave dhe 

riciklojini nëpërmjet sistemit vendas dhe falas të kthimit të baterive.

[HU7200-XH]BN68-06544D-00L16.indb   24

2014-07-15   �� 4:31:32