Samsung UE55H6410SS: Përdorimi i Samsung Smart Control

Përdorimi i Samsung Smart Control: Samsung UE55H6410SS

background image

Shqip - 14

Përdorimi i Samsung Smart Control

Samsung Smart Control e bën më të lehtë dhe më praktik përdorimin e televizorit. Shtypja e butonit 

KEYPAD

 shfaq 

telekomandën virtuale që mundëson futjen me lehtësi të shifrave, kontrollin e materialeve dhe aktivizimin e funksioneve në 

ekran.

- Rekomandojmë përdorimin e Samsung Smart Control në një distancë më të vogël se 6 m. Distanca e përdorimit mund të 

ndryshojë në varësi të kushteve të ambientit me valë.

Çiftimi i Samsung Smart Control

Për ta komanduar televizorin me Samsung Smart Control, duhet të çiftoni Samsung Smart Control me televizorin nëpërmjet 

Bluetooth. Çiftoni Samsung Smart Control me televizorin.

- Samsung Smart Control mund të çiftohet vetëm me një televizor.

Drejtojeni Samsung Smart Control nga sensori i telekomandës së televizorit dhe shtypni butonin 

TV

 për të ndezur televizorin.

- Pozicioni i marrësit të telekomandës mund të ndryshojë në varësi të modelit.

Rilidhja e Samsung Smart Control

Nëse Samsung Smart Control ndalon së funksionuari ose nëse funksionon jonormalisht, ndërroni bateritë, pasi kjo mund të 

vijë si pasojë e energjisë së pamjaftueshme të baterive.

Nëse problemi vazhdon, çiftoni Samsung Smart Control me televizorin.

1. 

Shtypni njëkohësisht butonin 

RETURN

 dhe butonin 

GUIDE

 për më shumë se 3 sekonda.

- Duhet ta vendosni Samsung Smart Control afërsisht 30 cm ~ 40 cm larg televizorit dhe të siguroheni se është me 

drejtim nga marrësi i telekomandës së televizorit.

2. 

Figura e lidhjes shfaqet në ekran. Më pas, Samsung Smart Control lidhet automatikisht me televizorin.

Kur shikoni këtë ikonë alarmi në ekran...

Ikona e mëposhtme e alarmit tregon që bateritë e Samsung Smart Control janë shkarkuar. 

Nëse shfaqet ikona e alarmit, ndërroni bateritë. Samsung rekomandon përdorimin e baterive 

alkaline për jetëgjatësi përdorimi.

<Ikona e alarmit për bateri të 

shkarkuar>

[UH6410-XH]BN68-06068C-01L16.indb   14

2014-05-13     9:21:16

background image

Shqip - 15

Shqip

Përdorimi i televizorit nëpërmjet lëvizjes së Samsung Smart Control

Samsung Smart Control ka një sensor lëvizjesh (sensor xhiroskop) që mundëson komandimin me lehtësi të televizorit duke 

mbajtur dhe lëvizur Samsung Smart Control.

Pas vendosjes së gishtit në bllokun e prekjes, në ekran shfaqet një tregues. Mbani dhe lëvizni Samsung Smart Control. 

Treguesi lëviz në të njëjtën mënyrë me lëvizjen e Samsung Smart Control. Mund gjithashtu të lëvizni lart e poshtë në ekranet me 

lëvizje.

- Nëse hiqni gishtin nga blloku i prekjes, treguesi i ekranit zhduket.

Përdorimi i televizorit me bllokun e prekjes

- Shkoni te menyja 

Mbështet

 dhe zgjidhni opsionin 

Tutoriali i Smart Control

 për të mësuar se si të përdorni bllokun e 

prekjes sipas udhëzimeve në ekran.

Lëvizja e fokusit/treguesit

Shtypni butonat e drejtimit (lart, poshtë, majtas dhe djathtas) për ta lëvizur treguesin ose fokusin në drejtimin që dëshironi.

Hyrja në meny dhe zgjedhja e elementit

Shtypni mbi bllokun e prekjes. Kjo mundëson hapjen e një menyje të televizorit ose zgjedhjen e një artikulli.

Shfaqja e menysë sipas kontekstit të përdorimit në Smart Hub

Shtypni dhe mbani mbi bllokun e prekjes nga ekrani i Smart Hub. Shfaqet menyja Opsionet që disponohet në artikullin e 

zgjedhur.

- Menyja Opsionet varet nga konteksti.

Lëvizja në panelin Smart Hub

Në ekranin Smart Hub, tërhiqni për majtas ose djathtas në bllokun e prekjes. Kjo i lëviz panelet Smart Hub majtas ose djathtas.

Lëvizja në Web Browser

Tërhiqni lart/poshtë në bllokun e prekjes në ekranin e shfletuesit të rrjetit. Kjo lëviz nëpër ekranin e internetit.

[UH6410-XH]BN68-06068C-01L16.indb   15

2014-05-13     9:21:16

Оглавление