Samsung GT-I8750 – страница 2
Инструкция к Сотовому Телефону Samsung GT-I8750
Veproni në përputhje me të gjitha paralajmërimet dhe rregullat
e sigurisë për sa i përket përdorimit të pajisjeve celulare gjatë
drejtimit të mjetit
Gjatë drejtimit të automjetit, drejtimi i sigurt i tij është përgjegjësia juaj e parë.
Mos e përdorni kurrë pajisjen tuaj celulare gjatë drejtimit të automjetit, nëse
kjo gjë ndalohet me ligj. Për sigurinë tuaj dhe sigurinë e të tjerëve, përdorni
gjykimin tuaj dhe mbani mend këshillat e mëposhtme:
Njihuni me pajisjen tuaj dhe veçoritë e saj praktike, si thirrja e shpejtë
dhe rithirrja. Këto veçori ju ndihmojnë në uljen e kohës së nevojshme për
kryerjen apo marrjen e telefonatave në pajisjen tuaj celulare.
Mbajeni pajisjen në vende ku arrihet lehtë. Sigurohuni që të hapni pajisjen
tuaj wireless pa hequr sytë nga rruga. Nëse merrni një telefonatë në një
moment të papërshtatshëm, lini që të përgjigjet sekretaria telefonike për ju.
Pezullojini thirrjet në kushte trafiku të rënduar apo me mot të keq. Shiu,
bubullima, bora, akulli dhe trafiku i rënduar shfaqin rrezikshmëri.
Mos shënoni dhe mos kërkoni për numra telefonash. Shënimi i një liste
“detyrash” ose kërkimi në librin e adresave mund t’ju heqë vëmendjen nga
përgjegjësia juaj kryesore e drejtimit të sigurt të automjetit.
Telefononi kur duhet dhe vlerësoni trafikun. Telefononi kur nuk jeni në
lëvizje ose përpara se të futeni në trafik. Përpiquni të planifikoni telefonatat
për çastet kur vetura juaj do të jetë e ndaluar.
Mos u angazhoni në biseda stresuese ose emocionuese që mund t’ju heqin
vëmendjen nga rruga. Tregojini personit me të cilin po flitni që po ngitni
makinën dhe të shmangni bisedat që mund t’ju shpërqëndrojnë vëmendjen
nga rruga.
Shqip
20
Kujdesuni dhe përdoreni pajisjen tuaj celulare siç duhet
Mbajeni pajisjen të thatë
Lagështia dhe lëngjet mund të dëmtojnë pjesët ose qarqet elektronike në
pajisjen tuaj.
Mos e ndizni pajisjen tuaj nëse është e lagur. Nëse pajisja juaj është e ndezur
tashmë, menjëherë fikeni dhe hiqini baterinë (nëse pajisja nuk fiket ose nuk
mund të hiqni baterinë, lëreni si është). Atëherë, thajeni pajisjen me peshqir
dhe dërgojeni në një qendër shërbimi.
Lëngjet i ndryshojnë ngjyrën etiketës së posaçme që tregon dëmtim nga
uji në brendësi të pajisjes. Dëmtimi i pajisjes tuaj nga uji mund ta bëjë të
pavlefshme garancinë e prodhuesit.
Ruajeni pasjisjen tuaj vetëm mbi sipërfaqet të sheshta
Nëse pajisja juaj bie, ajo mund të dëmtohet.
Mos e ruani pajisjen tuaj në vende shumë të nxehta ose shumë të
ftohta. Rekomandohet ta përorni pajisjen në temperatura nga 5 °C
në 35 °C
Mos e vendosni pajisjen në vende shumë të nxehta si për shembull brenda
në makinë gjatë verës. Nëse veproni kështu mund të bëni që ekrani të
keqfunksionojë, t'i shkaktoni dëmtime pajisjes, ose të bëni që bateria të
shpërthejë.
Mos e ekspozoni pajisjen tuaj në dritën e diellit për periudha të zgjatura
kohore (mbi kroskotin e një makine, për shembull).
Ruajeni baterinë në temperatura nga 0 °C deri në 45 °C.
Mos e mbani pajisjen bashkë me objekte metalike, si për shembull
monedha, çelësa dhe varëse
Pajisja juaj mund të gërvishtet ose të keqfunksionojë.
Nëse terminalet e baterisë bien në kontakt me objekte metalike, kjo mund të
shkaktojë zjarr.
Mos e ruani pajisjen pranë fushave magnetike
Pajisja juaj mund të pësojë avari ose bateria mund të shkarkohet nëse
ekspozohet në fusha magnetike.
Kartat me shirita magnetikë, si kartat e kreditit, kartat e telefonit, librezat dhe
lejet plastike të kalimit mund të dëmtohen nga fushat magnetike.
Shqip
21
Mos përdorni pajisjen apo aplikacionet tuaja për pak kohë nëse
pajisja është e tejnxehur
Ekspozimi i stërzgjatur i lëkurës suaj tek një pajisje e tejnxehur mund të
shkaktojë simptoma djegieje në një temperaturë të ulët, siç janë pjesë të
skuqura dhe pigmentim.
Mos e përdorni pajisjen me kapakun e pasmë të hequr
Bateria mund të bjerë nga pajisja, e cila mund të shkaktojë dëmtime ose
keqfunksionime.
Nëse pajisja juaj ka një dritë kamere, mos e përdorni për të mbyllur
syte e njerëzve ose kafshëve
Përdorimi i blicit pranë syve mund të shkaktojë humbje të përkohshme shikimi
ose të dëmtojë sytë.
Përdorni kujdes kur ekspozoheni ndaj dritave vezulluese
Gjatë përdorimit të pajisjes, lini disa drita ndezur në dhomë dhe mos e
mbani ekranin shumë afër syve tuaj.
Mund të ndodhin kriza ose errësime të shikimit kur ekspozoheni dritave të
forta gjatë shikimit të videove ose gjatë luajtjes me lojëra të bazuara në flash
për një periudhë kohore të gjatë. Nëse ndieni jorehati, ndaloni menjëherë
përdorimin e pajisjes.
Nëse ndonjë i afërmi juaj ka provuar kriza ose të fikët gjatë përdorimit të një
pajisjeje të tillë, konsultohuni me një mjek para se ta përdorni pajisjen.
Nëse ndjeni parehati, si për shembull spazmë muskulare, ose i çorientuar,
mos e përdorni pajisjen dhe konsultohuni me një mjek.
Për të parandaluar lodhjet e syrit, bëni pushime të shpeshta kur e përdorni
pajisjen.
Pakësoni rrezikun e dëmtimeve nga lëvizjet e përsëritura
Kur kryeni veprime të përsëritura si shtypja e butonave, vizatimi i karaktereve
në ekran me gishta, luajtja e lojërave mund të përjetoni jorehati në duar,
qafë, shpatulla ose pjesë të tjera të trupit tuaj. Kur përdorni pajisjen tuaj për
periudha kohore të gjata, mbajeni pajisjen me kapje të qetë, shtypini butonat
lehtë dhe bëni pushime të shpeshta. Nëse vazhdoni të keni siklet gjatë ose pas
përdorimit, mos e përdorni pajisjen dhe konsultohuni me një mjek.
Shqip
22
Mbroni dëgjimin dhe veshët kur përdorni kufje
Ekspozimi i tepërt ndaj tingujve të lartë mund të shkaktojë
dëmtime në dëgjim.
Ekspozimi ndaj tingujve të lartë gjatë ecjes mund t'ju heqë
vëmendjen dhe të bëhet shkak për aksident.
Gjithnjë ulni volumin përpara se të futni kufjet në burimin e
zërit dhe përdorni nivelin minimal të volumit të nevojshëm
për të dëgjuar bisedën apo muzikën.
Në ambiente të thata, në kufje mund të grumbullohet
elektricitet statik. Shmangni përdorimin e kufjeve në
ambiente të thata ose prekni objekte metalike për të
shkarkuar elektricitetin statik para se të lidhni kufjet me
pajisjen.
Mos përdorni kufje kur drejtoni makinën, motorin ose
biçikletën. Nëse veproni kështu mund të shpërqendroni
vëmendjen tuaj dhe të shkaktoni një aksident, ose mund të
jetë e jashtëligjshme në varësi të vendit.
Bëni kujdes kur përdorni pajisjen gjatë ecjes apo lëvizjes
Jini gjithnjë të vetëdijshëm mbi rrethanat ku ndodheni që të shmangni
lëndimin tuaj ose të të tjerëve.
Sigurohuni që kablli i kufjes të mos ngatërrohet në krahët ose në objektet
pranë.
Mos e mbani pajisjen në xhepat e pasmë apo përreth kyçit të dorës
Mund të lëndoheni ose të dëmtoni pajisjen nëse bini.
Mos vizato apo vendosni ndonjë afishe në pajisjen tuaj
Ngjyra apo afishet mund të pengoj pjesën lëvizëse dhe të pandalojë
operimin e duhur.
Nëse jeni alergjik nga boja ose pjesët metalike të pajisjes, mund të keni
kruajtje, ekzemë ose enjtje të lëkurës. Kur ndodh kjo, mos e përdorni pajisjen
dhe konsultohuni me një mjek.
Mos e përdorni pajisjen nëse ekrani është i krisur ose i thyer
Xhami i thyer ose akriliku mund të dëmtojë duart ose fytyrën tuaj. Dërgojeni
pajisjen në një qendër shërbimi Samsung për riparim.
Shqip
23
Instalojini me kujdes aparatet dhe pajisjet celulare
Sigurohuni që çdo aparat celular apo pajisje në funksion të tij që është
instaluar në automjetin tuaj të jetë montuar në mënyrë të sigurt.
Mos e përdorni pajisjen dhe aksesorët pranë ose brenda një vendi ku është
vendosur airbegu. Pajisjet wireless që nuk janë instaluar siç duhet mund të
shkaktojnë dëmtime serioze kur airbegët hapen papritur.
Mos e rrëzoni pajisjen tuaj dhe as mos i shkaktoni asaj goditje
Pajisja juaj mund të dëmtohet ose të keqfunksionojë.
Nëse përthyhet apo deformohet, pajisja mund të dëmtohet dhe pjesë të saj
të pësojnë avari.
Siguroni jetëgjatësi maksimale të baterisë dhe të ngarkuesit
Mos e karikoni pajisjen tuaj për më shumë se një javë, pasi karikimi i tepërt
mund të shkurtojë jetën e baterisë.
Me kalimin e kohës, pajisja e papërdorur do të shkarkohet dhe duhet të
karikohet përsëri para se të përdoret.
Shkëputeni karikuesin nga burimet e energjisë kur nuk e përdorni.
Përdoreni baterinë vetëm për qëllimet e tyre të caktuar.
Lënia e baterive të papërdorura për një kohë të gjatë mund të ulë
jetëgjatësinë dhe performancën e tyre. Gjithashtu mund të shkaktojë që
bateritë të keqfunksionojnë ose të shpërthejnë apo të shkaktojnë zjarr.
Ndiqni të gjithë udhëzimet në këtë manual për të siguruar jetëgjatësinë më
të gjatë të pajisjes dhe baterisë tuaj. Dëmtimet ose performanca e dobët e
shkaktuar nga mosrespektiimi i paralajmërimeve dhe udhëzimeve mund të
evitojë garancinë e prodhuesit.
Pajisja juaj mund të vishet me kalimin e kohës. Disa pjesë dhe riparime
mbulohen nga garancia brenda periudhës të vlefshmërisë, por jo dëmtimet
ose prishjet e shkaktuara nga përdorimi i aksesorëve të paaprovuar.
Kur përdorni pajisjen, mos harroni
Mbajeni pajisjen vertikalisht, siç do të mbanit telefonin e zakonshëm.
Flisni direkt në mikrofon.
Mos e mbuloni antenën me duar ose me objekte të tjera. Kjo mund të
shkaktojë probleme lidhshmërie ose rrëzim të baterisë.
Shqip
24
Mos e çmontoni, mos e ndryshoni apo riparoni pajisjen tuaj
Ndryshimet apo modifikimet mbi pajisjen tuaj mund ta bëjnë të pavlefshme
garancinë e prodhuesit. Nëse pajisja juaj ka nevojë për shërbim, çojeni në një
Qendër Shërbimi Samsung.
Mos e çmontoni ose mos e shponi baterinë, pasi kjo mund të shkaktojë
shpërthim ose zjarr.
Fikeni pajisjen para se të hiqni baterinë. Nëse e hiqni baterinë me pajisjen të
ndezur, kjo mund të bëjë që pajisja të keqfunksionojë.
Kur e pastroni pajisjen, mos harroni
Fshijeni pajisjen apo ngarkuesin me peshqir apo gomë.
Pastroni terminalet e baterisë me një top pambuku ose një peshqir.
Mos përdorni kimikate apo solucione larëse. Nëse veproni kështu mund të
çngjyrosni ose gërryeni pjesën e jashtme të pajisjes ose të shkaktoni goditje
elektrike ose zjarr.
Mos e përdorni pajisjen për funksione të tjera nga përdorimi i
synuar
Pajisja juaj mund të keqfunksionojë.
Mos shqetësoni të tjerët kur përdorni pajisjen në publik
Lejoni vetëm personelin e kualifikuar që të kryejë shërbimin e
pajisjes suaj
Lejimi i personelit të pakualifikuar për kryerjen e shërbimit në pajisjen tuaj
mund të çojë në dëmtimin e pajisjes dhe do ta bëjë të pavlefshme garancinë
nga prodhuesi.
Mbajini me kujdes kartat SIM, kartat e memorjes ose kabllot
Kur futni një kartë ose lidhni një kabëll me pajisjen tuaj, sigurohuni që karta
është e futur ose kablli është i lidhur në anën e duhur.
Mos e hiqni kartën ndërkohë që pajisja është duke transferuar ose duke
marrë informacion, sepse kjo mund të çojë në humbjen e të dhënave dhe/
ose në dëmtimin e kartës ose të pajisjes.
Mbrojini kartat nga tronditjet e forta, elektriciteti statik dhe zhurma elektrike
që buron nga pajisje të tjera.
Mos i prekni kontaktet ngjyrë ari ose terminalet me gishta ose me objekte
metalike. Nëse bëhet pis, pastrojeni kartën me një copë të butë.
Vendosja e kartës ose lidhja e kabllit me forcë ose në mënyrë të gabuar
mund të shkaktojë dëmtime në xhekun multifunksional ose në pjesë të tjera
të pajisjes.
Shqip
25
Siguroni lidhjen me shërbimet e emergjencës
Telefonatat e urgjencës nga pajisja juaj mund të mos jenë të mundura në disa
zona ose rrethana. Para se të udhëtoni në zona të largëta ose të pazhvilluara,
planifikoni një metodë alternative për të kontaktuar personelin e shërbimit të
emergjencës.
Mbrojini të dhënat tuaja personale dhe parandaloni rrjedhjet ose
keqpërdorimin e informacioneve sensitive
Gjatë përdorimit të pajisjes tuaj, sigurohuni që të krijoni kopje rezervë të të
dhënave të rëndësishme. Samsung nuk është përgjegjës për humbjen e çdo
të dhëne.
Kur e flakni pajisjen tuaj, krijoni kopje rezervë të të dhënave dhe pastaj
rivendosni pajisjen tuaj për të parandaluar keqpërdorimin e informacionit
tuaj personal.
Lexoni me kujdes ekranin e lejeve kur shkarkoni aplikacione. Keni kujdes
veçanërisht me aplikacionet që kanë qasje në shumë funksione ose në një
sasi të konsiderueshme të dhënave tuaja personale.
Kontrolloni llogaritë tuaja rregullisht për përdorime të paaprovuara ose të
dyshimta. Nëse gjeni ndonjë shenjë të keqpërdorimit të informatave tuaja
personale, kontaktoni ofruesin tuaj të shërbimit që të fshini ose ndryshoni
informacionin e llogarisë suaj.
Në rast se pajisja juaj është humbur ose vjedhur, ndryshoni fjalëkalimet në
llogaritë tuaja në mënyrë që të mbroni informatat tuaja personale.
Shmangni përdorimin e aplikacioneve nga burime të panjohura dhe
bllokoni pajisjen tuaj me një model, fjalëkalim, ose PIN.
Të mos shpërndahet materiali i mbrojtur me të drejtë të autorit
Mos i shpërndani materialet e mbrojtura nga e drejta e autorit pa lejën e
pronarëve të tyre. Në këtë mënyrë mund të shkelni ligjet e së drejtës së
pronësisë. Prodhuesi nuk mbanë përgjegjësi për çfaredo çështje juridike që
kanë ardhur si rrjedhojë nga përdorimi ilegal i përdoruesit të materialit me të
drejtë të autorit.
Shqip
26
Maluerët dhe viruset
Për të mbrojtur pajisjen nga maluerët dhe viruset, zbatoni këto
këshilla përdorimi. Mosrespektimi i tyre mund të shkaktojë
dëmtime ose humbje të të dhënave të cilat mund të mos mbulohen
nga shërbimi i garancisë
Mos shkarkoni aplikacione të panjohura.
Mos vizitoni faqe interneti të pabesueshme.
Fshijini mesazhet e dyshimta ose email-ët nga dërguesit e panjohur.
Vendosni një fjalëkalim dhe ndryshojeni atë rregullisht.
Çaktivizojini veçoritë wireless si për shembull Bluetooth, kur nuk e përdorni.
Nëse pajisja sillet në mënyrë jo normale, hapni një program antivirus për të
kontrolluar për infektime.
Hapni një program antivirus në pajisjen tuaj para se të hapni aplikacionet
dhe dosjet e sapo-shkarkuara.
Instaloni programe antivirus në kompjuterin tuaj dhe hapini rregullisht për
të kontrolluar për infektime.
Mos bëni ndryshime në cilësimet e regjistrit ose të modifikoni sistemin
operativ të pajisjes.
Hedhja e këtij produkti sipas rregullave
(Hedhja e Pajisjeve Elektrike dhe Elektronike)
(E aplikueshme në shtetet me sisteme të veçanta grumbullimi)
Ky shënim mbi produkt, aksesor ose literaturë tregon që produkti
dhe aksesorët e tij elektronikë (p.sh. karikuesi, kufja, kablli USB)
nuk duhet të hidhen bashkë me mbeturinat e tjera shtëpiake.
Për të parandaluar dëmtimin e mundshëm të mjedisit ose të
shëndetit të njerëzve nga hedhja e pakontrolluar e mbeturinave,
ju lutemi që t’i ndani këto sende nga llojet e tjera të mbeturinave
dhe t’i ricikloni ato me përgjegjësi për të nxitur ripërdorimin e vazhdueshëm të
burimeve materiale.
Përdoruesit shtëpiakë duhet të kontaktojnë ose shitësin me pakicë nga i cili e
kanë blerë këtë produkt, ose zyrën e qeverisjes së tyre lokale, për të dhëna rreth
vendit dhe mënyrës së dërgimit të këtyre sendeve për një riciklim që respekton
mjedisin.
Përdoruesit e bizneseve duhet të kontaktojnë furnizuesin e tyre dhe të
shqyrtojnë termat dhe kushtet e kontratës së blerjes. Ky produkt dhe aksesorët
e tij elektronikë, kur të hidhen, nuk mund të përzihen me mbeturina të tjera
komerciale.
Shqip
27
Flakja korrekte e baterive të këtij produkti
(E aplikueshme në shtetet me sisteme të veçanta grumbullimi)
Kjo shenjë mbi bateri, manual apo paketim tregon se bateritë e
këtij produkti në fund të jetës së tyre nuk duhet të flaken bashkë
me mbeturinat e tjera shtëpiake. Aty ku shënohen, simbolet
Hg, Cd apo Pb tregojnë se bateria përmban Mërkur, Kadmium,
ose çon sipër niveleve referencë të Direktivës 2006/66 të KE.
Nëse bateritë nuk flaken në mënyrë të përshtatshme, këto substanca mund të
shkaktojnë dëm ndaj shëndetit njerëzor ose ndaj ambientit.
Për të mbrojtur burimet natyrore dhe për të promovuar ripërdorimin e
materialit, ju lutemi të ndani bateritë veç nga llojet e tjera të mbeturinave dhe t’i
ricikloni ato me anë të sistemit tuaj lokal të rikthimit të baterive.
Flakja korrekte e baterive të këtij produkti
(E aplikueshme në shtetet me sisteme të veçanta grumbullimi)
Shënimi në bateri, manual ose paketim tregon se bateria në këtë
produkt nuk duhet të hidhet me mbeturinat e tjera shtëpiake.
Aty ku shënohen, simbolet Hg, Cd apo Pb tregojnë se bateria
përmban Mërkur, Kadmium, ose çon sipër niveleve referencë të
Direktivës 2006/66 të KE.
Bateria e inkorporuar në këtë produkt nuk është për përdrom zëvëndësimi.
Për informacion mbi zëvendësimin e tij, ju lutem kontaktoni me ofruesin
tuaj të shërbimit. Mos u përpiqni të hiqni baterinë ose të hidhni atë në zjarr.
Mos e çmontoni, shtrydhni, ose çani baterinë. Nëse keni ndërmend të hidhni
produktin, mbledhësi i mbeturinave do të marrë masat e duhura për riciklimin
dhe trajtimin e produktit, duke përfshirë edhe bateri.
Shqip
28
Deklarim për mosmbajtje përgjegjësie
Disa përmbajtje dhe shërbime të lejuara nëpërmjet kësaj pajisjeje i përkasin
palëve të treta dhe janë të mbrojtura nga e drejta e autorit, patenta, marka
tregtare dhe/ose nga ligje të tjera mbi pronën intelektuale. Përmbajtjet dhe
shërbimet e tilla ofrohen vetëm për qëllime personale jo-tregtare. Ju nuk
mund të përdorni ndonjë përmbajtje ose shërbim në një mënyrë që nuk është
e autorizuar nga pronari i kësaj përmbajtjeje ose nga ofruesi i shërbimit. Pa
kufizuar atë çka përmendëm më sipër, përveçse kur autorizohet veçanërisht
nga pronari i përmbajtjes së zbatuar ose nga ofruesi i shërbimit, ju nuk mund
të modifikoni, të kopjoni, të ripublikoni, të ngarkoni, të postoni, të transmetoni,
të përktheni, të shisni, të riprodhoni punë, të shfrytëzoni, ose të shpërndani në
asnjë mënyrë ose mjedis asnjë përmbajtje ose shërbim të afishuar nëpërmjet
kësaj pajisjeje.
“PËRMBAJTJA DHE SHËRBIMET E PALËVE TË TRETA OFROHEN “TË
PANDRYSHUESHME.” SAMSUNG-U NUK E GARANTON PËRMBAJTJEN OSE
SHËRBIMET QË OFROHEN NË KËTË MËNYRË, SI NË MËNYRË TË SHPREHUR,
ASHTU DHE TË NËNKUPTUAR, PËR ASNJË QËLLIM. SAMSUNG-U SHPREHIMISHT
NUK MBAN PËRGJEGJËSI PËR GARANCI TË NËNKUPTUARA, DUKE PËRFSHIRË
POR PA U KUFIZUAR NË, GARANCITË E SHITJES OSE TË PËRSHTATJES PËR
NDONJË QËLLIM TË CAKTUAR. SAMSUNG-U NUK GARANTON SAKTËSINË,
VLEFSHMËRINË, PËRPIKËRINË, LIGJSHMËRINË, OSE PLOTËSINË E ÇDO
PËRMBAJTJEJE OSE SHËRBIMI TË DISPONUESHËM NËPËRMJET KËSAJ PAJISJEJE
DHE NË ASNJË RRETHANË, PËRFSHIRË KËTU NEGLIZHENCËN, SAMSUNG
NUK DO TË JETË PËRGJEGJËS, AS PËR KONTRATËN, DHE AS PËR DËMET, PËR
ÇDO DËMTIM DIREKT, INDIREKT, AKSIDENTAL, SPECIFIK OSE RRJEDHIMOR,
PËR TAKSAT E AVOKATËVE, SHPENZIMET, OSE PËR SHPENZIME TË TJERA QË
LINDIN NGA, OSE QË LIDHEN ME, ÇDO INFORMACION QË PËRMBAHET ATY,
OSE SI REZULTAT I PËRDORIMIT TË NDONJË PËRMBAJTJEJE OSE SHËRBIMI
NGA ANA JUAJ OSE E NDONJË PALE TË TRETË, EDHE NËSE JENI NJOFTUAR PËR
MUNDËSINË E DËMEVE TË TILLA.”
Shërbimet e palëve të treta mund të përfundojnë ose të ndërpriten në çdo
kohë, dhe Samsung-u nuk merr përsipër ose garanton që çdo përmbajtje
ose shërbim do të mbetet i disponueshëm për ndonjë periudhë kohore.
Përmbajtja dhe shërbimet transmetohen nga palët e treta nëpërmjet lidhjeve
dhe mjeteve të transmetimit mbi të cilat Samsung-u nuk ka kontroll. Pa kufizuar
përgjithësimin e mospranimit të përgjegjësive, Samsung-u shprehimisht nuk
merr përsipër asnjë përgjegjësi ose detyrim për ndonjë ndërprerje ose pezullim
të ndonjë përmbajtjeje ose shërbimi të mundësuar nëpërmjet kësaj pajisjeje.
Samsung-u nuk është as përgjegjës, dhe as i detyruar për shërbimin e klientit
që lidhet me përmbajtjen dhe shërbimet. Çdo pyetje ose kërkesë për shërbime
që lidhen me përmbajtjen ose shërbimet duhet t’u bëhet në mënyrë direkte
ofruesve përkatës të përmbajtjes dhe shërbimit.
Shqip
29
LTE
SIM
.PIN
USB
PbCdHg
CdHg
Pb
.