LG 39LB5700: 01970197
01970197: LG 39LB5700

22
HR
VA
TSKI
RJEŠAVANJE PROBLEMA / SPECIFIKACIJE
RJEŠAVANJE PROBLEMA
Problem
Rješenje
Ne mogu upravljati
televizorom pomoću
daljinskog upravljača.
y
Provjerite senzor daljinskog upravljača i pokušajte ponovno.
y
Provjerite postoji li neka prepreka između televizora i
daljinskog upravljača.
y
Provjerite rade li baterije i jesu li ispravno umetnute ( na ,
na
).
Nema slike ni tona.
y
Provjerite je li uređaj uključen.
y
Provjerite je li kabel za napajanje priključen na zidnu utičnicu.
y
Provjerite je li sve u redu sa zidnom utičnicom tako da u nju
uključite neki drugi uređaj.
Televizor se iznenada
isključuje.
y
Provjerite postavke kontrole napajanja. Možda je prekinut
dovod napajanja.
y
Provjerite je li u postavkama opcije
VRIJEME
aktivirana
značajka
Aut. st. mirovanja
(ovisno o modelu)
/ Vrijeme
isključeno / Vrijeme gašenja
.
y
Ako nema signala kada se televizor uključi, automatski će se
isključiti nakon 15 minuta bez aktivnosti.
Prilikom povezivanja s
računalom (HDMI/DVI)
na zaslonu se prikazuje
poruka ‘No signal’ (Nema
signala) ili ‘Invalid Format’
(Neodgovarajući format).
y
Isključite i ponovno uključite televizor koristeći daljinski
upravljač.
y
Ponovo priključite HDMI kabel.
y
Ponovno pokrenite računalo dok je televizor uključen.
SPECIFIKACIJE
(Ovisno o modelu)
Specifikacije modula za bežični LAN (TWFM-B006D
)
Standard
IEEE802.11a/b/g/n
Frekventni raspon
2400 do 2483.5 MHz
5150 do 5250 MHz
5725 do 5850 MHz (Za države izvan EU)
Izlazna snaga (maks.)
802.11a: 11 dBm
802.11b: 14 dBm
802.11g: 10.5 dBm
802.11n - 2.4 GHz: 11 dBm
802.11n - 5 GHz: 12.5 dBm
y
Budući da se frekvencija kanala koji koristi pojedinačna zemlja može razlikovati od zemlje do zemlje,
korisnik ne može mijenjati ili prilagođavati radnu frekvenciju, a ovaj je uređaj postavljen u skladu s
regionalnom tablicom frekvencija.
y
Uređaj se tijekom montaže i rada treba nalaziti najmanje 20 cm od vas. Ova se izjava odnosi na
odredbu o sigurnosti u korisničkom okruženju.
0197 0197

MANUALI I PËRDORIMIT
Televizor LED
*
Lexojeni me kujdes këtë manual përpara se të vini në përdorim
pajisjen dhe mbajeni për referencë në të ardhmen.
www.lg.com
* Televizori LED LG ka ekran LCD me drita të pasme LED.

2
SHQIP
LICENCAT / NJOFTIMI I SOFTUERIT ME BURIM TË HAPUR
/ KONFIGURIMI I PAJISJES SË JASHTME TË KONTROLLIT
LICENCAT
Licencat e mbështetura mund të ndryshojnë sipas modelit. Për më shumë informacion rreth licencave,
vizitoni
www.lg.com
.
NJOFTIMI I SOFTUERIT ME BURIM TË HAPUR
Për të përftuar kodin e burimit që ndodhet në këtë produkt, sipas GPL, LGPL, MPL dhe licencave të tjera të
hapura të burimit, vizitoni faqen
http://opensource.lge.com
.
Përveç kodit të burimit, të gjitha kushtet e referuara të licencës, refuzimet për garanci dhe shënimet për të
drejtën e autorit janë të disponueshme për shkarkim.
LG Electronics do t’ju sigurojë gjithashtu pajisjen e kodit burim të hapur në një CD-ROM me një tarifë që
mbulon kostot për kryerjen e një dërgimi të tillë (si p.sh. koston e medias, dërgimin dhe transportimin)
nëpërmjet një kërkese me email te opensource@lge.com. Kjo ofertë është e vlefshme për tre (3) vjet që
nga data e blerjes së këtij produkti.
KONFIGURIMI I PAJISJES SË JASHTME TË
KONTROLLIT
Për të marrë informacion rreth konfigurimit të pajisjes së jashtme të kontrollit, vizitoni
www.lg.com.

3
SHQIP
UDHËZIMET MBI SIGURINË
UDHËZIMET MBI SIGURINË
Ju lutemi, lexojini me kujdes masat paraprake për sigurinë, para se të përdorni produktin.
PARALAJMËRIM
y
Mos e vendosni TV-në dhe telekomandën në mjediset si më poshtë:
- Në një vend të ekspozuar drejtpërdrejt ndaj rrezeve të diellit
- Në një vend me shumë lagështirë, si p.sh. në banjë
- Pranë një burimi nxehtësie si p.sh. pranë sobave dhe pajisjeve të tjera
që prodhojnë nxehtësi
- Pranë tryezave të kuzhinës ose lagështuesve ku mund të ekspozohen
lehtësisht ndaj avullit ose vajit
- Në një ambient të ekspozuar ndaj shiut ose erës
- Pranë enëve me ujë si p.sh. vazot
Në të kundërt, kjo mund të shkaktojë zjarr, goditje elektrike, keqfunksionim
ose deformim të produktit.
y
Mos e vendosni produktin aty ku mund të ekspozohet ndaj pluhurit.
Kjo mund të shkaktojë rrezik zjarri.
y
Shkëputeni pajisjen nga priza. Spina duhet të mbetet e gatshme për
përdorim.
y
Mos e prekni spinën me duar të lagura. Gjithashtu, nëse kunjat e spinës
janë të lagura ose të mbuluara me pluhur, thajeni spinën plotësisht ose
largoni pluhurin.
Ju mund të pësoni elektroshok për shkak të lagështisë së tepërt.
y
Kujdesuni që ta lidhni kabllon e rrymës elektrike në korrent të tokëzuar.
(Përveç pajisjeve që nuk janë të tokëzuara.)
Mund të pësoni elektroshok ose të lëndoheni.
y
Fiksoni plotësisht kabllon elektrike.
Nëse kablloja elektrike nuk është fiksuar krejtësisht, mund të shpërthejë
zjarr.
y
Sigurohuni që kordoni elektrik të mos bjerë në kontakt me objekte të nxehta
si p.sh. me një ngrohës.
Kjo mund të shkaktojë rrezik zjarri ose goditjeje elektrike.
y
Mos vendosni objekte të rënda ose dhe vetë produktin mbi kabllot elektrike.
Në të kundërt, kjo mund të shkaktojë zjarr ose goditje elektrike.

4
SHQIP
UDHËZIMET MBI SIGURINË
y
Përthyejeni kabllon e antenës ndërmjet pjesës së brendshme dhe të
jashtme të ndërtesës për të shmangur depërtimin e shiut.
Kjo mund të shkaktojë dëmtim nga uji brenda produktit dhe mund të japë
goditje elektrike.
y
Kur të montoni TV-në në mur, sigurohuni që të mos e instaloni TV-në duke
e varur kabllon elektrike dhe atë të sinjalit mbrapa TV-së.
Kjo mund të shkaktojë zjarr, goditje elektrike.
y
Mos lidhni shumë pajisje elektrike në një spinë të vetme me disa ndarje.
Në të kundërt, kjo mund të shkaktojë zjarr për shkak të mbinxehjes.
y
Mos e hidhni produktin dhe mos lejoni të bjerë kur të lidhni pajisjet e
jashtme.
Në të kundërt, kjo mund t'ju shkaktojë lëndim ose mund të dëmtojë
produktin.
Desiccant
y
Mbajeni materialin kundër lagështisë të paketimit ose ambalazhimin prej
vinili larg nga fëmijët.
Materiali kundër lagështisë është i dëmshëm nëse gëlltitet. Nëse gëlltitet
pa dashje, detyrojeni personin ta vjellë dhe shkoni në spitalin më të afërt.
Gjithashtu, paketimi prej vinili mund të shkaktojë mbytje. Mbajeni larg nga
fëmijët.
y
Mos i lejoni fëmijët të ngjiten ose të varen te TV-ja.
Në të kundërt, TV-ja mund të bjerë, gjë që mund të shkaktojë lëndime të
rënda.
y
Hidhini me kujdes bateritë e përdorura për të shmangur gëlltitjen e tyre nga
fëmijët.
Nëse ndodh që fëmija t'i gëlltisë, dërgojeni menjëherë te doktori.
y
Mos vendosni përcjellës (p.sh., një shufër metalike) në njërën anë të
kordonit elektrik kur ana tjetër është e lidhur me prizën në mur. Gjithashtu,
mos e prekni kabllon elektrike menjëherë pasi e keni lidhur me prizën në
mur.
Ju mund të pësoni elektroshok.
(Në varësi të modelit)
y
Mos vendosni ose mos ruani substanca të ndezshme pranë produktit.
Përdorimi pa kujdes i substancave të ndezshme paraqet rrezik zjarri ose
shpërthimi.
y
Mos hidhni mbi produkt objekte metalike, si p.sh monedha, karfica flokësh,
shkopinj të hollë ose tela apo objekte të ndezshme, si p.sh letra dhe
shkrepëse. Fëmijët duhet të bëjnë kujdes të veçantë.
Mund të ndodhë goditje elektrike, zjarr ose lëndim. Nëse te produkti
hidhet një objekt i huaj, hiqeni kordonin elektrik dhe kontaktoni qendrën e
shërbimit.

5
SHQIP
UDHËZIMET MBI SIGURINË
y
Mos spërkasni ujë mbi produkt ose ta fërkoni atë me një substancë të
ndezshme (hollues ose benzen). Mund të shkaktohet një aksident zjarri ose
goditjeje elektrike.
y
Mos lejoni që produkti të goditet ose që të bien objekte të ndryshme, dhe
mos rrëzoni asgjë mbi ekran.
Ju mund të lëndoheni ose produkti mund të dëmtohet.
y
Mos e prekni kurrë këtë produkt ose antenën gjatë një stuhie me bubullima
ose vetëtima.
Ju mund të pësoni elektroshok.
y
Mos e prekni kurrë prizën në mur kur ka rrjedhje gazi, hapni dritaret që të
ajroset.
Kjo mund të shkaktojë zjarr ose djegie nga një shkëndijë.
y
Mos e çmontoni, riparoni ose modifikoni produktin sipas dëshirës suaj.
Mund të shkaktohet një aksident zjarri ose goditjeje elektrike.
Kontaktoni me qendrën e shërbimit për kontroll, kalibrim ose riparim.
y
Nëse ndodh një nga këto, hiqeni produktin nga priza menjëherë dhe
kontaktoni qendrën lokale të shërbimit.
- Produkti ka pësuar goditje
- Produkti është dëmtuar
- Në produkt kanë hyrë objekte të huaja
- Produkti ka lëshuar tym ose një erë të çuditshme
Kjo mund të shkaktojë zjarr ose goditje elektrike.
y
Nëse nuk keni ndërmend ta përdorni produktin për një kohë të gjatë,
shkëputeni kordonin elektrik nga produkti.
Pluhuri mund të shkaktojë zjarr ose prishja e izolimit mund të shkaktojë
rrjedhje elektrike, goditje elektrike ose zjarr.
y
Aparati nuk duhet të ekspozohet pranë pikave ose spërkatjes, dhe mbi
aparat nuk duhet të vendoset asnjë objekt i mbushur me lëngje, si p.sh.
vazo.
y
Mos e vendosni produktin në mur nëse ka mundësi ekspozimi ndaj vajit ose avujve të vajit.
Kjo mund ta dëmtojë produktin dhe të shkaktojë rrëzimin e tij.
KUJDES
y
Instalojeni produktin aty ku nuk ka valë radioje.
y
Duhet të ketë distancë të mjaftueshme ndërmjet antenës së jashtme dhe
linjave elektrike për të shmangur që e para të prekë të dytën edhe në rast
se antena do të bjerë.
Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike.

6
SHQIP
UDHËZIMET MBI SIGURINË
y
Mos e instaloni produktin në vende si p.sh. në rafte të paqëndrueshme ose
në sipërfaqe të pjerrëta. Gjithashtu, shmangni vendet ku ka dridhje ose aty
ku produkti nuk mund të mbështetet plotësisht.
Në të kundërt, produkti mund të bjerë ose të rrëshqasë, gjë që mund t'ju
shkaktojë lëndim ose mund të dëmtojë produktin.
y
Nëse e instaloni TV-në mbi një mbështetëse, duhet të merrni masa që të
shmangni përmbysjen e produktit. Në të kundërt, TV-ja mund të bjerë, gjë
që mund të shkaktojë lëndim.
y
Nëse keni ndërmend që ta montoni pajisjen në mur, lidhni ndërfaqen e montimit në mur VESA
(pjesët fakultative) në pjesën e pasme të pajisjes. Kur e instaloni TV-në për montim në mur (pjesë
fakultative), bashkojeni me kujdes në mënyrë që të mos bjerë.
y
Përdorni vetëm pjesët shtesë / aksesorët që specifikohen nga prodhuesi.
y
Kur të instaloni antenën, konsultohuni me një punonjës shërbimi të
kualifikuar.
Kjo mund të shkaktojë rrezik zjarri ose goditjeje elektrike.
y
Ne rekomandojmë që të mbani një distancë prej të paktën sa 2 ose 7-fishi i
madhësisë së ekranit kur shikoni TV.
Nëse shikoni TV për një kohë të gjatë, kjo mund të shkaktojë turbullim në
shikim.
y
Përdorni vetëm llojin e specifikuar të baterisë.
Kjo mund të shkaktojë dëmtim të telekomandës.
y
Mos i përzieni bateritë e reja me bateritë e vjetra.
Kjo mund të shkaktojnë mbinxehjen e baterive dhe rrjedhjen e tyre.
y
Bateritë nuk duhet të ekspozohen ndaj nxehtësisë së tepërt, p.sh. mbajini larg dritës së
drejtpërdrejtë të diellit, vatrave të hapura të zjarrit dhe ngrohësve elektrikë.
y
MOS i vendosni bateritë e paringarkueshme në pajisjen e ngarkimit.
y
Sigurohuni që të mos ketë objekte ndërmjet telekomandës dhe sensorit të
saj.
y
Sinjali nga telekomanda mund të ndërpritet nga drita e diellit ose nga një
dritë tjetër e fortë. Në këtë rast, errësojeni dhomën.
y
Kur të lidhni pajisjet e jashtme, të tilla si konsolat e videolojërave, sigurohuni
që kabllot e lidhjes të jenë mjaftueshëm larg.
Në të kundërt, produkti mund të bjerë, gjë që mund t'ju shkaktojë lëndim
ose mund të dëmtojë produktin.
y
Mos e ndizni/fikni produktin duke vënë ose hequr spinën nga priza. (Mos e
përdorni prizën elektrike si çelës.)
Kjo mund të shkaktojë defekt mekanik ose mund të japë goditje elektrike.

7
SHQIP
UDHËZIMET MBI SIGURINË
y
Ju lutemi, ndiqni udhëzimet e mëposhtme për instalim për të parandaluar
mbinxehjen e produktit.
- Distanca ndërmjet produktit dhe murit duhet të jetë më e madhe se
10 cm.
- Mos e instaloni produktin në një vend pa ventilim (p.sh., në një raft
librash ose në dollap).
- Mos e instaloni produktin mbi tapet ose jastëk.
- Sigurohuni që vrima e ventilimit të mos jetë e bllokuar nga një mbulesë
tavoline ose perde.
Në të kundërt, kjo mund të shkaktojë zjarr.
y
Kujdesuni që të mos i prekni vrimat e ventilimit kur jeni duke parë TV
për një kohë të gjatë pasi ato mund të nxehen. Kjo gjë nuk ndikon te
funksionimi apo performanca e produktit.
y
Kontrolloni vazhdimisht kabllon e pajisjes suaj, dhe nëse pamja e saj tregon dëmtim ose
përkeqësim, shkëputeni atë, mos e përdorni më pajisjen dhe ndërrojeni kabllon me një pjesë
këmbimi të njëjtë nga një riparues i autorizuar.
y
Parandaloni mbledhjen e pluhurit mbi kunjat e spinës ose mbi prizë.
Kjo mund të shkaktojë rrezik zjarri.
y
Mbrojeni kordonin elektrik nga keqpërdorimi fizik ose mekanin, si p.sh. nga
përdredhja, përkulja, pickimi, mbyllja e derës mbi të ose nga shkelja. Bëni
kujdes të veçantë ndaj spinave, prizave në mur dhe pikës nga ku kablloja
del nga pajisja.
y
Mos e shtypni fort me dorën tuaj ose mos e gërvishtni ekranin me një objekt
të mprehtë, si p.sh. me thonj, laps ose stilolaps.
y
Shmangni prekjen e ekranit ose mbajtjen e gishtit (gishtave) mbi të për
periudha të gjata kohore. Kjo mund të prodhojë disa efekte të përkohshme
shtrembërimi në ekran.
y
Kur të pastroni produktin dhe komponentët e tij, fillimisht hiqeni nga priza
dhe pastrojeni me një leckë të butë. Ushtrimi i forcës së tepërt mbi të
mund të shkaktojë gërvishtje ose çngjyrim. Mos spërkatni ujë mbi të dhe
mos e pastroni me leckë të njomë. Mos përdorni kurrë pastrues xhamash,
shkëlqyes makine ose industrial, gërryes ose dyll, benzen, alkool, etj. i cili
mund të dëmtojë produktin dhe panelin e tij.
Në të kundërt, kjo mund të shkaktojë zjarr, goditje elektrike ose dëmtim të
produktit (deformim, gërryerje ose thyerje).
y
Për sa kohë që kjo njësi është lidhur te priza AC në mur, ajo nuk shkëputet nga burimi i ushqimit
AC madje edhe nëse e fikni këtë pajisje me ÇELËS.
y
Kur ta hiqni kabllon nga priza, kapeni nga spina dhe hiqeni.
Nëse telat brenda kabllos së energjisë janë të shkëputur, kjo gjë mund të
shkaktojë zjarr.
y
Kur të zhvendosni produktin, fillimisht sigurohuni që të jetë i fikur. Më pas,
hiqini nga priza kabllot e energjisë, kabllot e antenës dhe të gjithë kabllot e
lidhjes.
TV-ja ose kordoni i energjisë mund të jenë dëmtuar, gjë që mund të përbëjë
rrezik zjarri ose mund të shkaktojë goditje elektrike.

8
SHQIP
UDHËZIMET MBI SIGURINË
y
Lëvizja e produktit ose heqja e tij nga paketimi, duhet bërë nga dy persona,
pasi produkti është i rëndë.
Në të kundërt, kjo mund të shkaktojë lëndim.
y
Kontaktoni qendrën e shërbimit një herë në vit për të pastruar pjesët e
brendshme të produktit.
Pluhuri i grumbulluar mund të shkaktojë defekt mekanik.
y
Kalojini të gjithë shërbimin personelit të kualifikuar të shërbimit. Shërbimi
nevojitet kur aparati është dëmtuar në ndonjë mënyrë, si p.sh. kur është
dëmtuar kablloja e ushqimit me energji ose spina, kur është derdhur lëng
ose kur kanë rënë objekte mbi aparat, kur aparati është ekspozuar ndaj
shiut ose lagështisë, kur nuk funksionon normalisht ose kur është rrëzuar.
y
Nëse produkti është i ftohtë në të prekur, mund të ketë një "dritë" të vogël
kur ai ndizet. Kjo është normale, nuk ka asnjë problem me TV-në.
y
Paneli është një produkt teknologjie me rezolucion nga dy milion në
gjashtë milion pikëza. Ju mund të shikoni pika të vogla të zeza dhe/ose
pika me ngjyrë të shndritshme (të kuqe, blu ose të gjelbër) me një madhësi
prej 1 ppm në panel. Kjo nuk tregon keqfunksionim dhe nuk ndikon në
performancën dhe në besueshmërinë e produktit.
Ky fenomen ndodh gjithashtu në produktet e palëve të treta dhe nuk i
nënshtrohet zëvendësimit ose rimbursimit.
y
Ju mund të vini re ndriçim dhe ngjyra të ndryshme të panelit, në varësi të
këndit të shikimit (majtas/djathtas/lart/poshtë).
Ky fenomen shfaqet për shkak të karakteristikës së panelit. Nuk lidhet me
performancën e produktit dhe nuk ka të bëjë me keqfunksionimin.
y
Shfaqja e një imazhi të palëvizshëm (p.sh., logoja e një kanali transmetimi, menyja në ekran,
pamje të një videoloje) për një kohë të gjatë mund të dëmtojë ekranin, duke shkaktuar mbetjen
e imazhit në ekran, gjë që njihet si ngjitje e imazhit. Garancia nuk mbulon produktin për ngjitje të
imazhit.
Shmangni shfaqjen e një imazhi të fiksuar në ekranin e televizorit për një kohë të gjatë (2 ose më
shumë orë për LCD, 1 ose më shumë orë për Plasma).
Gjithashtu, nëse shikoni TV në një raport 4:3 për një kohë të gjatë, ngjitja e imazhit mund të
shfaqet në kufijtë e panelit.
Ky fenomen ndodh gjithashtu në produktet e palëve të treta dhe nuk i nënshtrohet zëvendësimit
ose rimbursimit.
y
Tingull i gjeneruar
Zhurmë “kërcitëse”: Zhurma kërcitëse që shfaqet kur jeni duke parë TV ose kur e fikni atë,
gjenerohet nga një tkurrje termike plastike për shkak të temperaturës dhe lagështisë. Kjo zhurmë
është e zakonshme për produktet ku kërkohet deformim termik. Gumëzhimë në qarkun elektrik/
zukatje në panel: Gjenerohet një zhurmë e ulët prej qarkut të çelësit me shpejtësi të lartë i cili
siguron një sasi të madhe energjie për të vënë në punë produktin. Kjo është në varësi të produktit.
Ky tingull i gjeneruar nuk ndikon në performancën dhe besueshmërinë e produktit.

9
SHQIP
MONTIMI DHE PËRGATITJA
SHËNIM
y
Figura e shfaqur mund të ndryshojë nga TV-ja juaj.
y
OSD-ja (afishimi në ekran) e TV-së tuaj mund të ndryshojë pak nga ajo që shfaqet në këtë manual.
y
Menytë dhe opsionet që disponohen mund të ndryshojnë nga burimi hyrës ose nga modeli i
produktit që përdorni aktualisht.
y
Kësaj TV-je mund t’i shtohen veçori të reja në të ardhmen.
y
TV-ja mund të vendoset në regjimin në pritje për të ulur konsumin e energjisë. Dhe TV-ja duhet
të fiket nëse nuk do të shohë njeri për një farë kohe, duke reduktuar në këtë mënyrë konsumin e
energjinë.
y
Energjia e konsumuar gjatë përdorimit mund të ulet ndjeshëm nëse niveli i shkëlqimit të pamjes
ulet, dhe kjo do të ulë koston totale të punës.
MONTIMI DHE PËRGATITJA
Heqja nga paketimi
Kontrolloni në kutinë e produktit për artikujt e mëposhtëm. Nëse mungon ndonjë pjesë shtesë, kontaktoni
shitësin vendas ku keni blerë produktin. Ilustrimet në manual mund të ndryshojnë nga produkti dhe artikulli
aktual.
KUJDES
y
Mos përdorni artikuj të pamiratuar për të garantuar sigurinë dhe jetëgjatësinë e produktit.
y
Çdo dëm apo lëndim që shkaktohet nga përdorimi i artikujve të pamiratuar nuk mbulohet nga
garancia.
y
Disa modele kanë një film të hollë ngjitur mbi ekran, i cili nuk duhet hequr.
SHËNIM
y
Artikujt që vijnë me produktin mund të ndryshojnë në varësi të modelit.
y
Specifikimet e produktit ose përmbajtja e këtij manuali mund të ndryshohen pa njoftim paraprak për
shkaqe përmirësimi të funksioneve të produktit.
y
Për një lidhje optimale, kabllot HDMI dhe pajisjet USB duhet të kenë trashësi më të vogël se 10
mm dhe gjerësi prej18 mm. Përdorni një kabllo zgjatuese që mbështet USB 2.0 nëse kablloja USB
ose njësia e memories USB nuk përputhen me portën e USB-së në TV.
A
B
A
B
*A
<
=
10 mm
*B
<
=
18 mm

10
SHQIP
MONTIMI DHE PËRGATITJA
FREEZE
RATIO
L/R SELECT
ENTER
BACK
EXIT
Q.MENU
INFO
MENU
CH
VOL
P
A
G
E
FAV
3D
MUTE
1 2 3
4 5 6
7 8
0
9
MARK
LIST
FLASHBK
ENERGY
SAVING
TV
AV MODE INPUT
Telekomanda dhe bateritë
(AAA)
Manuali i përdorimit
Mbajtësi i kabllos
Mbledhësi i kabllove
2EA
(Vetëm LB57**, LB58**-ZA/
ZB/ZG/ZJ, LB61**)
Baza e mbështetëses
(Vetëm LB49**-ZH)
Baza e mbështetëses
(Vetëm LB49**-ZB/ZG)
Baza e mbështetëses
(Vetëm
LB57**, LB58**-ZA/
ZB/ZG/ZJ, LB61**)
Trupi i mbështetëses / Baza
e mbështetëses
(Vetëm
LB58**-ZM)
Kordoni elektrik
(Vetëm
LB57**, LB58**,
LB61**)

11
SHQIP
MONTIMI DHE PËRGATITJA
Përshtatësi DC
/
Kordoni
elektrik
(Vetëm LB49**)
Vidat e mbështetëses
2 EA, M4 x L10
(Vetëm 28LB49**-ZH)
Vidat e mbështetëses
4EA, M4 x L14
(Vetëm 39/42/47/50LB57**,
39/42/47/50/55LB58**-
ZA/ZB/ZG/ZJ,
42/47/50/55/60LB58**-ZM,
LB61**)
Vidat e mbështetëses
2EA, M4 x L20
(Vetëm 32/39LB58**-ZM)
4EA, M4 x L20
(Vetëm 32LB57**,
32LB58**-ZA/ZB/ZG/ZJ)
Vidat e mbështetëses
4EA, M4 x L20
(Vetëm
LB58**-ZM)
Bokullat për montim në
2EA
(Vetëm 42LB57**, 42LB58**)
Gomina
2EA
(Vetëm
LB58**-ZM)

12
SHQIP
MONTIMI DHE PËRGATITJA
Blerje e veçantë
Artikujt që blihen veç mund të ndryshohen ose të modifikohen për përmirësimin e cilësisë, pa ndonjë
njoftim.
Kontaktoni shitësin për të këta artikuj.
Këto pajisje punojnë vetëm me disa modele të caktuara.
Emri ose dizajni i modelit mund të ndryshojnë në varësi të përditësimit të funksioneve të produktit,
rrethanave ose politikave të prodhuesit.
AN-MR500
Telekomanda magjike
AN-WF500
Dongëlli Wi-Fi/Bluetooth
AN-VC5**
Kamera e videothirrjes
Pajisja audio LG
Tag On
* Telekomanda magjike dhe pajisjen LG Audio (me valë) mund t’i përdorni vetëm kur përdorni grupin Wi-
Fi/Bluetooth.

13
SHQIP
MONTIMI DHE PËRGATITJA
Pjesët dhe butonat
Lloji A:
LB49**-ZH
, LB57**,
LB58**-ZA/ZB/ZG/ZJ, LB61**
Telekomanda dhe
sensorët inteligjentë
1
Treguesi i energjisë
Altoparlantët
Ekrani
Butoni i levës
2
Lloji B:
LB49**-ZB/ZG
Telekomanda dhe
sensorët inteligjentë
1
Treguesi i energjisë
Altoparlantët
Ekrani
Joystick Button
2
Butoni i levës
2
Lloji C:
LB58**-ZM
Telekomanda dhe
sensorët inteligjentë
1
Treguesi i energjisë
Altoparlantët
Ekrani
Butoni i levës
2

14
SHQIP
MONTIMI DHE PËRGATITJA
1 Sensori inteligjent - Rregullon cilësinë e imazhit sipas mjedisit rrethues.
2 Butoni i levës - Ky buton gjendet poshtë ekranit të televizorit.
SHËNIM
y
Mund ta vendosni treguesin e energjisë në aktiv ose joaktiv duke zgjedhur
OPSION
në menytë
kryesore.
Përdorimi i butonit të levës
Funksionet e televizorit mund t’i përdorni thjesht duke shtypur ose lëvizur butonin e levës lart, poshtë,
majtas ose djathtas.
Funksionet bazë
Ndezja
Kur televizori është i fikur, vendoseni gishtin mbi butonin e levës,
shtypeni një herë dhe lëshojeni.
Fikja
Kur televizori është i ndezur, vendoseni gishtin mbi butonin e
levës, shtypeni një herë për pak sekonda dhe lëshojeni.
(Megjithatë, nëse butoni Menu është në ekran, shtypja dhe
mbajtja e butonit të levës do t’ju lejojë të dilni nga menyja.)
Kontrolli i
volumit
Nëse e vendosni gishtin mbi butonin e levës dhe e shtyni majtas
ose djathtas, mund ta rregulloni nivelin e volumit sipas dëshirës.
Kontrolli i
programeve
Nëse e vendosni gishtin mbi butonin e levës dhe e shtypni për
lart ose poshtë, mund të lëvizni midis programeve të ruajtura që
dëshironi.
SHËNIM
y
Kur e keni gishtin mbi butonin e levës dhe e shtypni për lart, poshtë, majtas ose djathtas, bëni
kujdes që të mos shtypni butonin e levës. Nëse shtypni në fillim butonin e levës, nuk mund ta
rregulloni nivelin e volumit dhe programet e ruajtura.
Sistemimi i menysë
Kur televizori është i ndezur, shtypni një herë butonin e levës.
Zërat e menysë( , , , ) mund t’i rregulloni duke e lëvizur butonin e levës lart, poshtë, majtas ose
djathtas.
TV fikur
Fikni televizorin.
Parametrat
Hyn te menyja kryesore.
Mbyll
Spastron dritaret nga ekrani dhe kthehet në shikimin e
televizorit.
Lista e
hyrjeve
Ndryshon burimin e hyrjes.

15
SHQIP
MONTIMI DHE PËRGATITJA
Ngritja dhe zhvendosja e
TV-së
Gjatë lëvizjes apo ngritjes së TV-së, lexoni në
vijim se si të parandaloni gërvishtjet apo dëmtimin
e TV-së, si dhe në lidhje me transportin e sigurt
pavarësisht llojit dhe madhësisë.
KUJDES
y
Shmangni gjithmonë prekjen e ekranit
sepse mund të dëmtohet.
y
Rekomandohet ta lëvizni TV-në në kuti ose
në materialin e paketimit me të cilin erdhi
fillimisht.
y
Përpara se ta lëvizni apo ta ngrini TV-në,
shkëputni kordonin elektrik dhe të gjitha
kabllot.
y
Kur mbani TV-në në krah, ekrani duhet të
jetë në drejtim të kundërt me trupin tuaj në
mënyrë që të mos gërvishtet.
y
Mbajeni fort pjesën e sipërme dhe të poshtme
të kornizës së TV-së. Sigurohuni të mos e
prekni pjesën transparente, altoparlantin ose
zonën e rrjetës së altoparlantit.
y
Gjatë transportit të një TV-je të madh duhet
të jenë të paktën 2 persona.
y
Gjatë transportit të TV-së me duar, mbajeni
TV-në sipas ilustrimit të mëposhtëm.
y
Gjatë transportimit të TV-së, mos i shkaktoni
tronditje apo dridhje të tepërta.
y
Gjatë transportimit të TV-së, mbajeni drejt,
mos e ktheni nga anët, as mos e anoni
majtas apo djathtas.
y
Mos ushtroni presion të tepërt që shkakton
përthyerjen/përkuljen e kasës së kornizës,
sepse mund të dëmtohet ekrani.
KUJDES
y
Kur ta mbani televizorin, bëni kujdes që të
mos ta dëmtoni butonin e levës së dalë.

16
SHQIP
MONTIMI DHE PËRGATITJA
Montimi mbi tavolinë
1 Ngrijeni dhe anojeni TV-në mbi tavolinë në
pozicionin drejt.
- Lini një hapësirë 10 cm (minimumi) nga
muri për ajrosje të përshtatshme.
10 cm
10 cm
10 cm
10 cm
10 cm
2 Lidheni kordonin elektrik me një prizë në mur.
KUJDES
y
Mos e vendosni TV-në pranë burimeve të
nxehtësisë, sepse kjo mund të shkaktojë
zjarr ose dëmtime të tjera.
Sigurimi i TV-së në një mur
(Kjo veçori nuk disponohet në të gjitha modelet.)
1 Futni dhe shtrëngoni bulonat me veshë, ose
kapëset dhe bulonat e TV-së në pjesën e
pasme të TV-së.
- Nëse në pozicionin e bulonave me
veshë janë futur bulona, në fillim hiqni
bulonat.
2 Montoni kllapat e murit me bulona në mur.
Përshtatni vendndodhjen e kllapës së murit
dhe bulonave me veshë në pjesën e pasme të
TV-së.
3 Lidhini mirë bulonat me veshë dhe kllapat e
murit me një litar të fortë.
Sigurohuni që litarin ta mbani horizontalisht me
sipërfaqen e sheshtë.
KUJDES
y
Sigurohuni që fëmijët të mos ngjiten ose
varen në TV.
SHËNIM
y
Përdorni një platformë ose mobilje të
fortë dhe me gjerësi të mjaftueshme për
të mbajtur TV-në.
y
Mbërthyeset, bulonat dhe spangot nuk
ofrohen. Mund të blini aksesorë të tjerë
nga shitësi vendas.

17
SHQIP
MONTIMI DHE PËRGATITJA
Sigurohuni që të përdorni vida dhe kllapa për
montim në mur, të cilat përmbushin standardet
VESA. Dimensionet standarde për kompletet
për montim në mur përshkruhen në tabelën e
mëposhtme.
Blerje e veçantë (kapëse për montim në mur)
Modeli
22LB49**
28LB49**
VESA (A x B)
75 x 75
100 x 100
Vidë standarde
M4 X L10
M4 X L10
Numri i vidave
4
4
Kllapa montimi
në mur
LSW140B
LSW140B
Modeli
32/39LB57**
32/39LB58**
42/47/50LB57**
42/47/50/55LB58**
47/50/55LB61**
VESA (A x B)
200 x 200
400 x 400
Vidë standarde
M6
M6
Numri i vidave
4
4
Kllapa montimi
në mur
LSW240B
MSW240
LSW440B
MSW240
Modeli
60LB58**
60LB61**
VESA (A x B)
400 x 400
Vidë standarde
M6
Numri i vidave
4
Kllapa montimi
në mur
LSW440B
A
B
Montimi në mur
Vendosni një kapëse për montim në mur në
pjesën e pasme të TV-së dhe instalojeni me
kujdes kapësen për montim mbi një mur të fortë
pingul me dyshemenë. Kur ta vendosni TV-në në
materiale të tjera ndërtimi, ju lutemi kontaktoni
personelin e kualifikuar.
LG rekomandon që montimi në mur të kryhet nga
një instalues profesionist i kualifikuar.
10 cm
10 cm
10 cm
10 cm

18
SHQIP
MONTIMI DHE PËRGATITJA
KUJDES
y
Në fillim shkëputni energjinë dhe pastaj
zhvendoseni ose instaloni TV-në. Në të
kundërt mund të ndodhë goditje elektrike.
y
Nëse e instaloni TV-në në tavan ose në
një mur të shtrembër ai mund të bjerë
dhe të shkaktojë lëndim të rëndë.
Përdorni vetëm montuese për mur të
autorizuara nga LG dhe kontaktoni
shitësin vendas ose personelin e
kualifikuar.
y
Mos i shtrëngoni vidat më shumë seç
duhet pasi kjo gjë mund të dëmtojë TV-në
dhe të mos përfshihet në garanci.
y
Përdorni vida dhe montuese për mur,
që përmbushin standardin VESA.
Çdo dëm ose lëndim i shkaktuar nga
keqpërdorimi ose përdorimi i një aksesori
të papërshtatshëm nuk mbulohet nga
garancia.
y
Gjatësia e vidës nga sipërfaqja e jashtme
e kapakut të pasmë duhet të jetë nën 8
mm.
(Vetëm LB49**)
Pllaka për montim në mur
Kapaku i pasmë
Vidat e
mbështetëses
: M4 x L10
Pllaka për
montim në mur
Kapaku i pasmë
Maks 8 mm
SHËNIM
y
Përdorni vidat e përmendura në
specifikimet e vidave të standardit VESA.
y
Kompleti për montim në mur përfshin një
manual instalimi dhe pjesët e nevojshme
shtesë.
y
Kllapa e montimit në mur është
fakultative. Mund të blini aksesorë të tjerë
nga shitësi vendas.
y
Gjatësia e vidave mund të ndryshojë në
varësi të montueses së murit. Sigurohuni
që po përdorni vida me gjatësinë e duhur.
y
Për më shumë informacione referojuni
manualit të dhënë bashkë me montuesen
për mur.
SHËNIM
y
Vetëm 42LB57**, 42LB58**
Bokullat për montim
në mur

19
SHQIP
TELEKOMANDA
TELEKOMANDA
Përshkrimet në këtë manual bazohen në butonat e telekomandës.
Lexojeni manualin me kujdes dhe përdoreni TV-në siç duhet.
Për të ndërruar bateritë, hapni kapakun e baterisë, ndërroni bateritë (1,5 V AAA)
duke përshtatur skajet dhe sipas etiketës brenda dhomëzës dhe mbylleni
kapakun e baterisë.
Për t’i hequr bateritë, bëni të kundërtën.
ose
KUJDES
y
Mos përdorni bashkë bateri të reja me të vjetra, pasi mund të dëmtoni telekomandën.
y
Telekomanda nuk do të përfshihet për të gjitha tregjet e shitjes.
Sigurohuni që ta drejtoni telekomandën drejt sensorit të telekomandës në TV.
(Në varësi të modelit)
TV/RAD
Zgjedh programin Radio, TV dhe DTV.
SUBTITLE
Rivendos titrat tuaja të preferuara në regjimin dixhital.
Q.MENU
Hyn në menytë e shpejta.
GUIDE
Tregon drejtuesin e programeve.
AD
Me shtypjen e butonit AD, aktivizohet funksioni i përshkrimeve
të audios.
INPUT
Ndryshon burimin e hyrjes.
LIST
Fut listën e programeve të ruajtura.
Q.VIEW
Kthehet te programi i parë më parë.
FAV
Hyn në listën e programeve tuaj të preferuar.
INFO
Shfaq informacionin e programit aktual dhe të ekranit.
PAGE
Lëviz në ekranin e mëparshëm ose pasardhës.
SETTINGS
Hyn në menytë kryesore.
SMART
Hap menytë kryesore Smart.
MY APPS
Shfaq listën e aplikacioneve
1
BUTONAT E TELETEKSTIT
Këta butona përdoren për
teletekstin.
Butonat e navigimit
(lart/poshtë/majtas/djathtas) Lëviz nëpër
meny ose nëpër opsione.
OK
Zgjedh menytë ose opsionet dhe konfirmon të dhënat tuaja.
BACK
Kthehet në nivelin e mëparshëm.
EXIT
Pastron paraqitjet në ekran dhe kthehet në shikimin e TV-së.
APP/*
Zgjedh burimin MHP të menysë së TV-së. (Vetëm Italia) (Në
varësi të modelit)
REC/
Fillo regjistrimin dhe shfaq menynë e regjistrimit. (vetëm për
modelin me mbështetje për Time Machine
Ready
)
LIVE TV
Kthehuni te TV i DREJTPËRDREJTË.
Butonat e kontrollit
(
) Kontrollon përmbajtjet
Premium, Time Machine
Ready
ose menytë SmartShare ose pajisjet
përshtatëse SIMPLINK (USB ose SIMPLINK ose Time Machine
Ready
).
2
Butonat me ngjyra
Këto bëjnë të mundur përdorimin e disa
funksioneve të veçanta në disa meny.
(
: E kuqe,
: Jeshile,
: E verdhë,
: Blu)
1
4
5
6
7
8
9
LIST
SUBTITLE
SETTINGS
EXIT
Q.VIEW
P
0
FAV
GUIDE
MUTE
2
3
INPUT
INFO
TV/
RAD
REC/
Q.MENU
AD
SMART
MY APPS
TEXT
T.OPT
APP/
LIVE TV
2
1
1

20
SHQIP
TELEKOMANDA
SUBTITLE
Rivendos titrat tuaja të preferuara në regjimin dixhital.
RATIO
Ndryshon përmasat e figurës.
INPUT
Ndryshon burimin e hyrjes.
TV/RAD
Zgjedh programin Radio, TV dhe DTV.
LIST
Fut listën e programeve të ruajtura.
(Hapësirë)
Krijon një hapësirë boshe në tastierën në ekran.
Q.VIEW
Kthehet te programi i parë më parë.
FAV
Hyn në listën e programeve tuaj të preferuar.
GUIDE
Tregon drejtuesin e programeve.
PAGE
Lëviz në ekranin e mëparshëm ose pasardhës.
INFO
Shfaq informacionin e programit aktual dhe të ekranit.
SMART
Hap menytë kryesore Smart.
MY APPS
Shfaq listën e aplikacioneve
Butonat e navigimit
(lart/poshtë/majtas/djathtas) Lëviz nëpër meny ose
nëpër opsione.
OK
Zgjedh menytë ose opsionet dhe konfirmon të dhënat tuaja.
BACK
Kthehet në nivelin e mëparshëm.
SETTINGS
Hyn në menytë kryesore.
EXIT
Pastron paraqitjet në ekran dhe kthehet në shikimin e TV-së.
1
Butonat me ngjyra
Këto bëjnë të mundur përdorimin e disa
funksioneve të veçanta në disa meny.
(
: E kuqe,
: Jeshile,
: E verdhë,
: Blu)
2
BUTONAT E TELETEKSTIT
Këta butona përdoren për teletekstin.
LIVE TV
Kthehuni te TV i DREJTPËRDREJTË.
Q.MENU
Hyn në menytë e shpejta.
Butonat e kontrollit
(
) Kontrollon përmbajtjet Premium,
Time Machine
Ready
ose menytë SmartShare ose pajisjet përshtatëse
SIMPLINK (USB ose SIMPLINK ose Time Machine
Ready
).
REC/
Fillo regjistrimin dhe shfaq menynë e regjistrimit. (vetëm për
modelin me mbështetje për Time Machine
Ready
)
SLEEP
Cakton kohëmatësin e fikjes.
AD
Me shtypjen e butonit AD, aktivizohet funksioni i përshkrimeve të
audios.
APP/*
Zgjedh burimin MHP të menysë së TV-së. (Vetëm Italia) (Në varësi
të modelit)
P
A
G
E
FAV
MUTE
EXIT
OK
SETTINGS
MY APPS
LIVE TV
REC
/
TEXT
T.OPT
Q.MENU
AD
BACK
SMART
APP/
SLEEP
TV/
RAD
SUBTITLE
1
.,;@
2
abc
3
def
4
ghi
5
jkl
6
mno
7
pqrs
8
tuv
0
9
wxyz
LIST
Q.VIEW
GUIDE
RATIO
INPUT
INFO
1
2
(Në varësi të modelit)

21
SHQIP
PËRDORIMI I UDHËZUESIT TË PËRDORUESIT / MIRËMBAJTJA
PËRDORIMI I
UDHËZUESIT TË
PËRDORUESIT
Udhëzuesi i përdoruesit ju lejon të përdorni më
lehtësisht informacionin e detajuar për TV-në.
1 Shtyp butonin
SMART
për të hapur menynë
kryesore Smart.
2 Zgjidhni
PARAMETRAT
→ NDIHMA
.
3 Zgjidhni
Udhëzuesi i përdoruesit
dhe shtypni
OK
.
NDIHMA
Përditësim i softuerit
Testi i figurës
Testi i zërit
Testi i sinjalit
Infor. i produktit/shërbimit
Aktivizimi i aplikacionit
Udhëzuesi i Përdorimit
MIRËMBAJTJA
Pastrimi i TV-së
Pastrojeni TV-në tuaj rregullisht për të ruajtur
performancën më të mirë dhe për të rritur
jetëgjatësinë e produktit.
KUJDES
y
Sigurohuni që fillimisht të fikni televizorin
dhe të hiqni kabllon elektrike dhe të gjitha
kabllot e tjera.
y
Kur TV-ja nuk do të hapet dhe nuk do
të përdoret për një kohë të gjatë, hiqni
kabllon elektrike nga priza në mur për të
shmangur dëmtimet e mundshme nga
rrufetë ose nga luhatjet e energjisë.
Ekrani, kuadroja, mobilja e TV-së
dhe mbështetësja
y
Për të hequr pluhurin ose papastërtitë e
vogla, pastrojeni sipërfaqen me një leckë të
thatë, të pastër dhe të butë.
y
Për të hequr papastërtitë e mëdha, pastrojeni
sipërfaqen me një leckë të lagur me ujë të
pastër ose me detergjent të holluar. Më pas
fshijeni menjëherë me një leckë të thatë.
KUJDES
y
Shmangni gjithmonë prekjen e ekranit
sepse mund të dëmtohet.
y
Mos shtyni, mos fërkoni dhe mos godisni
sipërfaqen me thonj ose me ndonjë objekt
të fortë, sepse mund të gërvishtë ekranin
dhe të krijojë deformime të figurës.
y
Mos përdorni kimikate, sepse mund të
dëmtojnë ekranin.
y
Mos spërkatni lëngje mbi sipërfaqe. Nëse
uji futet në TV, kjo gjë mund të shkaktojë
zjarr, goditje elektrike ose defekt.
Kordoni elektrik
Pastroni rregullisht kabllon elektrike nga
papastërtitë dhe nga pluhuri që mblidhet aty.